“Zjarri i natës”, sëmundja që nuk duhet nënvlerësuar

643
Sigal

Mjekët vënë në dukje se kur sëmundja shfaqet në moshat më të reja, kalohet më lehtë, ndryshe nga sa ndodh me moshat e treta

Kjo sëmundje përgjithësisht shfaqet më së shumti tek moshat e rritura, ndërkohë që mund të shoqërohet edhe me dhimbje të forta. Sipas mjekëve, virusi që shkakton “zjarrin e natës” merret nëpërmjet ajrit, sikundër ndodh edhe me virozat e gripale. Por, ndryshe nga këto të fundit, virusi që shkakton sëmundjen e “zjarrit të natës”, qëndron për një kohë të gjatë në organizëm, duke shfaqur më pas shqetësime të shumta që pengojnë kryerjen e një gjumi të qetë. Mund të ndodhë që prania e këtij virusi të ketë hyrë në organizëm që në fëmijëri, por në një moshë të thyer, virusi mund të zgjohet në mbaresat nervore, duke provokuar dhimbje djegëse, të cilat vështirësojnë kalimin e orëve gjatë natës. Ndonëse janë pak më të rralla, nuk përjashtohet edhe mundësia e shfaqjes së kësaj sëmundje në moshat më të reja.

….

për më tepër lexoni gazetën Telegraf