Zgjoheni në mëngjes me dhimbje koke? Ja si ta shmnagni

597
Sigal

Shumë prej njerëzve ankohen në mëngjes për dhimbje koke, ndonëse nuk kanë qenë duke pirë alkool në natë më parë.

Dhimbjet e kokës në mëngjes janë të zakonshme, por ekzistojnë disa mënyra për ti larguar.

1-Vendosja e një shamie apo objekti të ftohtë në ballin tuaj mund të bëjë mrekulli për dhimbje nga migrena. Mund të merrni kuba akulli, ti mbështillni me një peshqir ose një qese me bizele të ngrira. Madje edhe një dush të ftohtë mund t’ju qetësojë. Çdo gjë të ftohtë që do merrni, vendoseni në ball për 15 minuta dhe pastaj pushoni për 15 minuta.

2- Për dhimbje koke nga tensioni, vendosni një jastëk të ngrohtë në qafën tuaj ose në pjesën e prapme të kokës. Nëse keni dhimbje koke të sinusit, mbani një shami të ngrohtë në zonën që keni probleme. Një dush i ngrohtë mund t’ju qetësojë.

3- Dritat ndriçuese ose dridhjet mund të shkaktojnë migrenë. Nëse ndjeni dhimbje koke, mbyllni dritaret tuaja me perde të errëta gjatë ditës dhe përpiquni të mbani syze dielli jashtë. Ju gjithashtu mund të dëshironi të shtoni ekrane anti-ndriçues në kompjuterin tuaj.

4- Përtypja e çamçakëzit mund t’ju lëndojë nofullat, por edhe t’ju shkaktojë dhimbje koke. Kjo nuk vlen vetëm për çamçakëzat, por edhe për ushqimet ngjitëse. Nëse e shihni se ju acarojnë, sigurohuni që ti shmangni. Nëse i kërcisni dhëmbët gjatë natës, takoni dentistin tuaj për të marrë një mbrojtëse që ta përdorni gjatë natës dhe dhimbjet e kokës në mëngjes do zhduken.

 5- Merrni kafeinë. Sasitë e vogla të kafeinës shpesh mund të lehtësojnë dhimbjen e kokës. Megjithatë, kafeina e tepërt mund të ndërpresë gjumin dhe të shkaktojë lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës.

6-Praktikoni joga. Joga, meditimi ose relaksimi progresiv i muskujve, të mëson se si të qetësohesh kur ke një dhimbje koke.

7-Kufizimi i alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë migrenë në rreth një të tretën e atyre që përjetojnë dhimbje koke të shpeshta. Gjithashtu, është zbuluar se shkakton tension dhe dhimbje koke në shumë njerëz.