Zgjidhni sportin e duhur për veten tuaj

463
Në zgjedhjen e aktiviteteve fizike është e rëndësishme të merren në konsideratë disa faktorë, që nga mosha e deri te shijet personale, që nga përgatitja deri te tipologjia e forcës së kërkuar. Këto çështje absolutisht nuk duhen tejkaluar sepse përndryshe aktiviteti sportiv mund të kthehet në një detyrim të pakënaqshëm dhe jo në një aktivitet argëtues. Pa marrë parasysh pasojat mbi shëndetin: sporti i gabuar mund të ketë një ndikim negativ në fizikun tonë. Këshillat e mëposhtme vlejnë vetëm për ata të cilët duan të zgjedhin sportin e duhur për veten e tyre.
Ju duhet të merrni në konsideratë: 
Pasionin tuaj
Fillimisht është e rëndësishme të dini se sporti i duhur është ai që ju pëlqen, përndryshe ju do të ndiheni të lodhur shumë shpejt, vetëm pas pak kohësh nga fillimi i tij. Nëse keni një pasion specifik, akoma më mirë. Në rast të kundërt, mundohuni të kuptoni se çfarë sporti mund të jetë i përshtatshëm për ju, duke sjellë në mendje aktivitetet të cilat dëshironi t’i bëni në jetën tuaj të përditshme.
Qëllimin
Qëllimi është shumë i rëndësishëm, nëse dëshironi të dobësoheni privilegjoni aktivitetet me kohëzgjatje, por me forcë mesatare, si për shembull ecjen dhe çiklizmin. Por nëse dëshironi të theksoni dhe të forconi muskujt, mbështetuni te sportet të cilat kërkojnë sforco të paktë, por intensive.
Nivelin e përgatitjes
Nëse nuk jeni marrë asnjëherë me aktivitete fizike, mos filloni me ushtrime të cilat kërkojnë sforco dhe përpjekje të tepërta. Kjo do të kishte pasoja negative si nga ana fizike ashtu edhe psikologjike. Mund të pësoni ndrydhje apo shembje. Ndërkohë që nga ana psikologjike do të ndiheni të stresuar për mosarritje të rezultateve të duhura.
Frekuencën kardiake
Përpara se të filloni të bëni ndonjë lloj aktiviteti fizik, verifikoni frekuencën maksimale të rrahjeve të zemrës. Derisa sporti të rezultojë i mirë për fizikun tuaj, është e nevojshme që të mos e kaloni pragun maksimal gjatë stërvitjes. Frekuencën kardiake mund ta matni me një aparat të posaçëm për këtë rast.
Moshën
Nëse në moshën 35-40 vjeç mund t’i dedikoheni ndonjë lloj aktiviteti, (të paktën nëse nuk vuani nga ndonjë shqetësim i veçantë) në vazhdim privilegjoni aktivitetet aerobike, ndërsa pas të 50-tave është e rastit të shmangni ushtrimet të cilat sforcojnë shtyllën kurrizore.
Gjendjen e shëndetit
Në zgjedhjen e sportit duhet të merrni në konsideratë gjendjen tuaj të shëndetit, duke privilegjuar aktivitete të cilat forcojnë dobësitë tuaja dhe shmangin ato të papërshtatshmet për fizikun. Për shembull nëse vuani nga osteoporoza shmangni notin, por nëse keni dhimbje shpine ky sport mund t’ju vijë në ndihmë.
Kujdes!
Personat që e ushtrojnë sportin në mëngjes nuk kanë të njëjtat efekte me ata që e ushtrojnë pasdite apo në mbrëmje. Sipas një studimi amerikan, nëse bëni jogging pas zgjimit para se të hani mëngjesin, do të mësoheni më lehtë me ushtrimet fizike. Marrja me sport me stomakun bosh ndihmon gjithashtu për rënien në peshë dhe për këtë mjaftojnë 30 deri në 45 minuta aktivitet fizik. Nëse nuk dëshironi të dilni pa ngrënë, mund të hani një mëngjes të lehtë, duke siguruar kështu energjinë e nevojshme. Orët më të përshtatshme janë nga ora 6 deri në orën 8 të mëngjesit, pikërisht atëherë kur kortizoli, hormoni i stresit, është në nivelin e tij më të lartë.
Sigal