Zgjidhja ideale për dhëmbë të bardhë

503
Sipas një studimi të realizuar së fundmi, rezulton se qumështi i përzier me çaj është një mënyrë e mirë për të mbajtur dhëmbët e bardhë dhe larg njollave. Kjo është një përzierje që ka rezultuar më e suksesshme se vetë pasta e dhëmbëve. ‘Çaji është pija e dytë më e konsumuar në mbarë botën dhe mënyra se si përgatitet ndikon në njollosjen e dhëmbëve’, thotë Dr Ava Chow, nga universiteti “Alberta”. Aq më shumë që e oksidoni, aq më të larta dhe më të forta do të jenë njollat. ‘Por, ne kemi zbuluar se shtimi i qumështit në çaj redukton mundësinë që dhëmbët të mbesin me njolla apo të ndotur’, thotë ajo. Ndër të tjera Dr Chow ka zbuluar se kazeina, proteina kryesore në qumësht, ngurtëson taninën në çaj dhe parandalon njollat që të mbesin në dhëmbë. Ajo kishte analizuar ngjyrën e dhëmbëve dhe i kishte incizuar ata, para se t’i kalonte përmes procesit të “njollosjes”.
Sigal