Sigal

Shumë persona e kanë të vështirë të qëndrojnë gjatë gjithë ditës pa pirë një kafe. Pavarësisht se kafeja të jep shumë fuqi për të nisur ditën, nuk është aq e mirë kur mendon për kaloritë dhe sheqerin që përmban. Këto kalori dhe sheqeri ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndet, sidomos në peshë, ndaj shpesh e gjejmë të vështirë të humbim kilogramët e tepërt. Megjithatë ka një truk që mund t’u ndihmojë të humbni peshë edhe nëse vazhdoni të pini kafe.

Mjafton thjesht të zëvendësoni sheqerin me kanellën. Nëse përdorni një ose dy lugë me kanellë nuk duhet të ndiheni në faj për kafen që pini. Madje dhe shija nuk do të ndryshojë duke qenë se kanella ka ëmbëlsues natyral. Kanella përmban shumë antioksidantë dhe u ndihmon të reduktoni inflamacionin, diçka që ndikon drejtpërdrejtë tek obeziteti. Gjithashtu kanella ka një lloj përbërësi që  u bën të ndiheni të ngopur dhe nuk u shtyn të konsumoni diçka tjetër.