Zbulohet një test gjaku i cili identifikon 10 tipe kanceri, para sëmundjes

635
Sigal

Zbulimi vjen nga një grup kërkuesish të Taussig Cancer Center nga Universiteti i Stanford në Amerikë.

Një ekzaminim i gjakut që identifikon fragmente të ADN-së të lëshuar nga disa tipe kanceri, lejon identifikimin e sëmundjes, ende pa u shfaqur.

Kjo është një risi e rëndësishme, që, jo rastësisht, shkencëtarët amerikanë e kanë përkufizuar si ‘Graali i shenjtë i kërkimit mbi tumoret’

Testi, mund të zhvillohet edhe në Europë brenda pesë viteve.

Rezultatet e studimit u prezantuan në konferencën vjetore të Shoqërisë Amerikane të Onkologëve në Chicago.

Në studim morën pjesë 1600 persona, mes të cilëve 749 vetë të shëndetshëm dhe 878 të tjerë të diagnostikuar prej pak kohësh me tumor.

“Pjesa më e madhe e tumoreve del në pah kur është në fazë të avancuar, por kjo ‘biopsi e lëngshme’ na jep mundësinë për ta zbuluar muaj apo vite para se të shfaqen siptomat dhe të diagnostikohet”, deklaron doktori Eric Klein nga qendra e Cleveland. – Shpresojmë që ky test të mund të shpëtojë shumë jetë.”

Të diagnostikosh sëmundjen me anë të këtij testi, i cili do të duhet ët kushtojë rreth 500 – 1000 paund dhe jep rezultatin brenda 15 ditëve, jo vetëm që eviton teste të paqarta, por lejon që të kurohet në kohë.