Xheli natyral që kuron aknet dhe shenjat në lëkurë

110

Ju ndoshta keni dëgjuar për përfitimet e aloe vera dhe vajit të kokosit, kur përdoren veçmas për të gjitha llojet e çrregullimeve të lëkurës, të tilla si ekzema, psoriasis, skuqja, lëkura e irituar ose lëkura e thatë.
Aloe Vera dhe vaji i kokosit të kombinuar sëbashku janë përbërësit më të mirë për eliminimin e akneve apo shenjave të lëna prej tyre në lëkurë. Ja si t’i përgatisni!
Përbërësit:
1. 1/2 filxhan vaj kokosi organik
2. 1/3 filxhan aloe vera xhel
3. Disa pika të vajrave si livando, kamomil, barbarozë
Përgatitja:
Përzieni vaj kokosi dhe aloe vera në një tas. E përzieni për 5 deri 10 minuta derisa të arrini një masë homogjene. Vajrat esencialë i shtoni në kohën kur jeni duke përzier përbërësit.
E transferoni përzierjen në një enë qelqi (vajrat esenciale mund të ndërveprojnë me enët plastike) dhe e mbani në temperaturë dhome. Ruajeni atë në frigorifer në qoftë se shtëpia juaj eshtë shumë e ngrohtë. Mund ta aplikoni në lëkurë çdo ditë derisa të vini re rezultate.