Vuani nga kolesteroli? Ja çfarë të hani!

882
Sigal

1. Mish, peshk, prodhime deti

Të lejueshme: Në kategorinë e mishit dhe të peshkut lejohen të konsumohen të gjitha legumet, peshku, mishi i pulës, i gjelit të detit pa lëkurë, mishi i lepurit, mishi i qengjit (qumështi) pa yndyrë dhe mish gjahu, por duhet të kemi parasysh edhe sasinë që të mos e kalojë një racion sa pëllëmba e dorës.

Me metër: Frutat e detit (midhje, aragosta), salmon, mish i kuq pa yndyrë (viçi ose gici),  proshuta pa yndyrë (pule, gjeldeti, viçi ose gici).

Të ndaluara: Karkaleca, kallamarë, vezë peshku, gaforre, mëlçi, llukanik gici, mish rose, lëkura e pulës ose e gjelit të detit, byreku me mish, proshuta e tymosur.

2. Qumësht (Bulmet)

Të lejuara: Qumësht dhe kos me 0% ose 1% yndyrë, djathë si gjiza ose djathë kaçkavalle me më pak se 10 % yndyrë dhe e bardha e vezës.

Me metër: Qumësht dhe kos me 2 % yndyrë, djathë me më pak se 2 % yndyrë dhe deri në 2 vezë në javë.

Të ndaluara: Gjalpë, qumësht dhe kos me 4 % yndyrë, panë, krem qumështi, krem djathi, djathë i bardhë dhe djathë kaçkavall.

3. Drithëra, legume

Të lejuara: Bukë intergrale, drithëra cereal, musli, tërshërë, pastat, patate të ziera, oriz, misër, thjerrëza, fasule, qiqra, kokçulla, bathë etj.

Me metër: Patate të pjekura dhe kokoshka.

Të ndaluara: Patate të skuqura dhe patatina.

4. Yndyrna

Të lejuara: Vaj luledielli, vaj ulliri, vaj misri, vaj soje.

Me metër: Margarinë bimore.

Të ndaluara: Gjalpë, margarinë me yndyra trans, dhjamë.

5. Ëmbëlsira

Të lejuara: Komposto pa sheqer, sallatë me fruta dhe xhel frutash pa sheqer.

Me metër: Kek me qumësht të skremuar (deri në 1% yndyrë) dhe deri me dy të verdha veze, hallvë, reçel glikoje, biskota të bëra në shtëpi (me vaj dhe pa vezë).

Të ndaluara: Pasta, torta, kurasan, biskota, akullore, çokollatë, ëmbëlsira me arra kokosi, karamele me gjalpë.

6. Fruta të thatë

Të lejuara: Në sasi shumë të vogël arra, bajame, gështenja.

Me metër:  Stika.

Të ndaluara: Arra kokosi dhe fruta të thatë (ata me yndyrë) me kripë.

7. Pije    

Të lejuara: Çaj ose kafe (2-3 gota) dhe pije të lehta.

Me metër: Lëng të freskët, pije alkoolike (verë, birrë)- 1 gotë.

Të ndaluara:  Pije me çokollatë, kafe me alkool, pije alkoolike të tjera dhe pije me gaz.

8. Fruta

Të lejuara: Të gjitha perimet dhe frutat e freskët.

Me metër: Banane, fik, rrush.

Të ndaluara: Perime të konservuara me yndyrë të rafinuar dhe me kripë.