Vuani nga diabeti? Ja super ushqimet që duhet të konsumoni

5462
Sëmundja e diabetit sa vjen e po përhapet më shumë…
Kjo ndodh kryesisht me keq ushqyerjen dhe abuzimin me ëmbëlsirat, kripën, yndyrnat dhe ushqimet e shpejta apo të përpunuara.
Ndërkohë ka disa ushqime që diabetikëve ju bëjnë shumë mirë, të cilat po i listojmë më poshtë:
1. Fasulet
Fasulet janë shumë të pasura në fibra dhe proteina të shëndetshme por kanë pak kolesterol, prandaj nëse konsumohen në mënyrë të moderuar ato janë shumë të mira edhe për personat që vuajnë nga diabeti.
2. Bulmeti 
Bulmeti është burim i shkëlqyer i vitaminës D dhe kalciumit dhe duhet të jetë patjetër pjesë e rregjimit ushqimor edhe të diabetikëve, por duhet pasur kujdes që ato të jenë me pak yndyrë e sa më natyrale.
3. Peshku Salmon
Peshku salmon është shumë i pasur me acide yndyrore omega-3 që ndihmon në rezizstencën e insulinës në trup. Por për shkak të yndyrës së lartë, ai nuk duhet konsumuar më shumë se 2 herë në javë dhe në sasi të vogël.
4. Peshku Tuna
Njësoj si Salmoni, edhe Tuna është e pasur me acide yndyrore omega-3 dhe shumë vitaminë D. Por për shkak të nivelit të lartë të mërkurit në të, ai duhet konsumuar në doza të vogla ose i kombinuar me ushqimet e tjera.
5. Tërshëra 
Tërshëra është e pasur me fibra dhe ka aftësinë të luftojë kolesterolin e keq, prandaj është një produkt shumë i mirë për diabetikët.
6. Boronicat
Boronicat janë anti oksidantë natyralë shumë të mirë dhe të pasura edhe me fibra. Ato stabilizojnë tensionin si dhe luftojnë kolesterolin e keq.
7. Hurma e Arabisë
Megjithëse shumë persona mendojnë se diabetikëve nuk u lejohen hurmatë për shkak të sasisë së lartë të sheqerit, gabohen, pasi hurmatë e Arabisë kanë sheqer natyral dhe janë shumë të pasura me vitamina, fibra dhe antioksidantë. 2 kokrra hurma të vogla do të ishin një snak fantastik edhe për diabetikët.
8. Jeshillëqet
Jeshillëqet (të tilla si spinaqi, brokoli, kale, koliandra, majdanozi etj) janë një ushqim fantastik për këdo, edhe për diabetikët, pasi janë shumë të pasura me kalcium, hekur, dhe një kompleks vitaminash.
9. Thjerrëzat 
Thjerrëzat janë shumë të pasura me fibra, proteina, vitamina dhe minerale dhe janë një ushqim shumë i mirë edhe për personat që vuajnë nga diabeti.
10. Farat e lirit
Farat e lirit janë një super ushqim për diabetikët, pasi kanë aftësinë të ndikojnë shumë mirë në mirëfunksionimin e zemrës dhe ulin sasinë e sheqerit dhe kolesterolit në gjak.
11. Arrat
Arrat janë shumë të shendetshme edhe për diabetikët pasi kanë yndyrna të mira dhe shumë vitamina e fibra, por konsumimi i tyre duhet të jetë në mënyrë të moderuar.
12. Çokollata e zezë
Çokollata e zezë është e pasur me flavonide, të cilat përmirësojnë humorin si dhe luftojnë kolesterolin e keq dhe ulin tension e gjakut. Çokollata duhet të jetë sa më natyrale dhe me mbi 80 për qind përmbajtje kakao si dhe duhet konsumuar në mënyrë shumë të moderuar.
13. Kanella
Studimet e shumta kanë treguar se kanella është një super ushqim për diabetikët, pasi ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak, të tensionit si dhe lufton problemet e zemrës.
14. Kurkuma
Kurkuma ose turmeriku është një super ushqim që ka aftësinë të rrisë metabolizmin dhe të rregullojë balancën e yndyrnave në organizëm. Ai duhet të jetë pjesë e menusë ushqimore e të përdoret si erëz në gatimet e përditshme.
15. Quinoa
Quinoa ka shumë vlera ushqyese dhe njihet për ndikimin e tij për të ulur nivelin e kolesterolit në organizëm. Është gjithashtu burim shumë i mitrë i fibrave dhe karbohidrateve të shëndetshme.
Sigal