Vlerësimin për veten shtojeni me këto pesë mënyra shumë të thjeshta

81
1. Mbani mend arritjet dhe cilësitë tuaja
Mos e mundoni veten duke kujtuar se sa keq silleshit me vëllezërit a motrat kur ishit të vegjël. Shmangni të menduarit kur ishit 12 vjeç dhe silleshit keq. Në vend të kësaj, përpiquni të mendoni për gjëra pozitive, dhe komplimentet që keni marrë në punë, ose të mbani mend se si vëllai a motra vlerësoi ndihmën tuaj, duke folur me nipërit e mbesat.
Mendoni për të gjitha cilësitë tuaja të mira dhe mos harroni sukseset që keni arritur në jetë, edhe nëse duken gjëra të vogla. Fokusimi tek këto gjëra do t’ju ndihmojë të fitoni më shumë vlerë dhe të rrisni vetëvlerësimin tuaj.
2. Mos u krahasoni me të tjerët
Gjithkush ka cilësitë e veta dhe, sigurisht, kjo vlen edhe për ju. Mos u shqetësoni për cilësitë që dëshironi, si ato të yjeve të filmit. Është më mirë të mendoni se sa me fat jeni që keni që ju duan. Vlerësoni shëndetin tuaj, aftësitë tuaja intelektuale, që ju bëjnë njerëz inteligjentë. Mos harroni mundësitë e mira që ju janë ofruar për të punuar dhe çfarë mund t’u jepni të tjerëve.
Ndoshta ka shumë njerëz që mund t’ju kenë zili, për gjithçka që keni dhe që ndoshta nuk e vlerësoni sa duhet.
3. Kërkoni arsyen për mungesën e vetëbesimit tuaj
Ju mund të keni patur një fëmijëri të vështirë, në të cilën keni ndjerë se të gjithë fëmijët e tjerë po lavdëroheshin, ndërkohë që askush nuk ju kushtonte vëmendje. Kjo ju bënte të ndiheshit keq kur ishit në shkollë? Ndiheshit më pak të rëndësishëm se të tjerët? A ishit shumë itë gjatë ose shumë të shkurtër, në krahasim me fëmijët e moshës tuaj?
Ju duhet të gërmoni thellë në ndjenjat tuaja negative. Pothuajse të gjithë kemi diçka që nuk na pëlqen. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet të përqendroheni në këto aspekte që nuk ju pëlqejnë, sepse kjo vetëm do t’ju bëjë të ndiheni keq. Është mirë që të përpiqeni të analizoni se si mendimet negative lidhen me mënyrën si ndiheni tani. Analizoni siç duhet këto mendime negative, sepse do t’ju ndihmojë të përmirësoni vetëvlerësimin tuaj.
4. Jepini vetes vlerën që meriton
Kjo ka të bëjë me mënyrën se si duhet ta kuptoni veten. Shikoni para një pasqyre dhe rendisni cilësitë që shihni. Nëse nuk shihni karakteristikat pozitive në veten tuaj, vetëvlerësimi juaj ka të ngjarë të jetë me të vërtetë i ulët.
Ndonjëherë ndihmon të theksoni defektet që keni. Pas leximit të tyre disa herë, mund t’i analizoni dhe të shihni nëse ato janë defekte, gabime apo diçka që duhet ndryshuar. Ju do të gjeni, çuditërisht, se ajo që konsideroni të jetë negative në veten tuaj, mund të jetë me vlerë për njerëzit rreth jush.
Në çdo rast, ju e keni fjalën e fundit; vetëm ju mund të dini nëse një aspekt i personalitetit tuaj ju bën të lumtur apo jo. Kur e bëni këtë analizë, mos bini në gabimin e justifikimit ose kritikimit të vetvetes në mënyrë të ekzagjeruar. Edhe pse është e vështirë, përpiqu të jeni objektivë me veten.
5. Mos ngecni në të shkuarën
Nëse ka diçka në të kaluarën tuaj që ju shkakton turp, lëreni të shkojë. Të gjithë bëjmë gabime në jetë. Nëse keni paguar për gabimet tuaja dhe personi në fjalë ju ka falur, mos insistoni në torturimin e vetes, duke menduar se jeni njerëzit më të këqij në botë. Nëse insistoni të vendosni gishtin në plagë, nuk do të bëni asgjë, por do të nënvlerësoni veten tuaj.
Ndiqni këto këshilla për të përmirësuar vetëvlerësimin! Mos harroni se sa e rëndësishme është t’i kushtoni vetes vëmendjen që meritoni!