Sigal

Kjo vitaminë mund të bëjë mrekulli në lëkurë dhe flokë nëse e aplikoni atë rregullisht. Ja disa nga përfitimet e vitaminës E.

1-Lufton rrudhat: Vitamina E është e njohur për vetitë e saj për të ngadalësuar procesin e plakjes dhe lufton në zhdukjen e rrudhave të krijuara. Kjo vitaminë është shumë e mirë në riparimin e dëmtimeve të lëkurës dhe hidratimin e saj.

2-Largon shenjat e lëkurës: Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm duke nxitur shërimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Ajo nxit prodhimin e kolagjenit që ndihmon në shërimin e shpejtë të njollave dhe shenjave të lëkurës.

3-Largon hiperpigmentimin: Ky ndryshim i ngjyrës së lëkurës ndodh si pasojë e depozitave të larta të melaninës në disa pjesë të lëkurës.

Vitamina E ndihmon në zbardhjen e njollave kafe dhe përmirëson pigmentin e lëkurës.

4-Lufton lëkurën e thatë të duarve: Nëse duart tuaja kanë lëkurë shumë të thatë që nuk largohet me krem, atëherë aplikoni vitaminë E. Përveç hidratimit do i bëjë ato të duken si të reja.

5-Shmagnni rënien e flokëve: Folikulat e flokut pësojnë çdo ditë trauma dhe kjo bën që flokët të dobësohen dhe bihen. Miksoni vitaminë  E me vaj kokosi dhe aplikojeni në rrënjën e flokut 2 herë në javë.