Virusi Zika shëron kancerin e trurit

676
Një virus i rrezikshëm që shkakton dëme në trurin e foshnjave mund të përdoret në mënyrë të pabesueshme për trajtimin e kancerit të trurit tek të rriturit.

Zika është parë vetëm si një kërcënim global shëndetësor, jo si një ilaç. Por studimet e fundit tregojnë se virusi mund të infektojë efektivisht dhe të vrasë qelizat kancerogjene në trurin e të rriturve.

Prova është bërë tek minjtë nga shkencëtarët amerikanë dhe injeksioni Zika tkurri plotësisht tumoret agresive tek ata, për më tepër qelizat e tjera të trurit mbetën të padëmtuara.

Eksperimenti tek njerëzit është akoma shumë larg, por ekspertët besojnë se virusi Zika mund të injektohet në të njëjtën kohë si operacioni për të hequr tumoret që rrezikojnë jetën.

Trajtimi Zika po përdoret gjithashtu në mostrat e qelizave njerëzore në laborator.
Sigal