Vetmia shkakton dëmtim të trurit

516
Sigal

Mijtë e larguar nga komuniteti dhe të mbajtur në izolim të vetmuar treguan shenja të dëmtimit të trurit. Pas eksperimentit një mujor, minjtë kishin qeliza nervore më të vogla në pjesë të caktuara të trurit.

Lajmi u konfirmuar nga shkencëtarët më 4 nëntor në takim vjetor të Shoqërisë së Neuroshkencës.

Ndërsa nuk dihet nëse dëmtime të ngjashme ndodhin në trurin e njerëzve të vetmuar.

Nëse është kështu atëherë rezultati ka implikime për shëndetin e njerëzve që shpenzojnë shumë nga koha e tyre vetëm, përfshirë dhjetëra mijëra të burgosur në izolim dhe të moshuar në institucionet e kujdesit.

Rezultatet e reja tregojnë se izolimi nga pjesa tjetër e shoqërisë është i dëmshëm, tha eurobiologu Huda Akil i Universitetit të Miçiganit në Ann Arbor.