Vetitë shëruese që sjell përdorimi i sherebelës

14097
Sherebela konsiderohet si një nga bimët më kurative në botë e kategorizuar edhe si një nga ilaçet më të mira. Edhe vetë kjo fjalë në kutpimin e gjerë të saj do të thotë të shpëtosh ose të shërosh, ku që nga lashtësia është përdorur për kurimin e shumë sëmundjeve. Çaji i sherebelës me mjaltë dhe lëng limoni mbetet një solucion shumë i mirë për gargar për bajamet që kanë infeksion dhe për grykët e skuqura. Madje përdoret nga tenorë të ndryshëm për të përmirësuar performancën vokale. Ndër shekuj çaji i sherebelës është përdorur për të kthjelluar mëndjen dhe për të stimuluar funksionin e trurit. Acidet lyrore që gjenden tek sherebela kanë veti antiseptike, antivirale dhe antimykotike. Gjithashtu sherebela ka veti anti-hidrotike duke ulur nivelin e djersitjes ose duke larguar djersitjen e tepërt. Ajo ka edhe veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Më konkretisht ja cilat janë disa nga dobitë e saj kurative:
Shkenca dhe studimet kanë dëshmuar që sherebela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme për diabetikët. Një studim i kohëve të fundit dëshmon se sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit. 
Një fakt tjetër mbresëlënës tregon që sherebela në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon shumë mirë në nxjerrjen jashtë të sekrecioneve nga organizmi. Në mënyrë përfekte dhe pozitive ajo ndikon në qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në gjakderdhje dhe inflamacione të ndryshme.
Për shkak të veprimit antiseptik që ajo ka, ju mund ta përdorni për shërimin ose përmirësimin e fytit dhe bajameve, mund ta përdorni për largimin e erës së keqe të gojës, prishjes së mishit të dhëmbëve etj. Gjithmonë nëse ju hasni probleme të tilla.
Sherebela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.
Gjithashtu sherbela ndihmon edhe në punën ose përmirësimin e funksionimit të veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to. Kjo është edhe një ndër arsyet më të mëdha që pse kjo bimë meriton që të konsumohet dhe të jetë ndër të parat në tavolinat tona, sidomos nëse ne kemi probleme siç janë ato që u përmëndën më sipër.
Sigal