Vetitë kuruese të qepës së njomë

854
Qepa e njomë është një perime që ka një rëndësi të veccantë për shëndetin. Ajo ka një ndikim të rëndësishëm në imunitetin e organizmit si dhe disa efekte të tjera të shëndetshme të saj janë;
Qepa e njomë është jashtëzakonisht e shëndetshme dhe ndihmon në shumë probleme shëndetësore, që do të ishte mirë ta konsumoni edhe pse ndoshta nuk ju pëlqen shija dhe era e saj. Kemi zgjedhur tre receta për problemet të cilat kjo perime i tejkalon me sukses.
Dhimbje fyti
Prini qepën në copa të imëta, shtoni xhenxhefil (gjithashtu i prerë imët) dhe kripë. Këto përbërës vendosini në ndonjë enë për ti ngrohur dhe më pas vendosni në ndonjë peshqir ose ndonjë leckë tjetër që në fund ta vendosni në pjesën që ju dhemb (në fyt, gjoks, 
Këmbë të fryra
Qepën e re zieni disa minuta. Pastaj vendoseni në blender dhe nëse është e nevojshme shtoni pak ujë dhe përzieni derisa të fitoni masë homogjene (pastë). Pastën e fituar lyeni në këmbët e fryra. Kjo recetë përdoret për më shumë se 100 vite dhe është shumë efektive.
Rrjedhje e vazhdueshme nga hunda
Shtrydhni qepën e re dhe në lëngun e fituar vendosni pak pambuk. Pambukun e lagur me lëng qepe vendoseni në hundë dhe zonën e sinuseve.
Sigal