Varësia nga pornoja, 19-vjeçari: Ndaloja kur lindte dielli

601
Ai nuk e tregon fytyrën për shkak se i vjen turp nga opinioni. Por 19-vjeçari nga Saranda, i cili tani studion në Tiranë, është i gatshëm të ndajë problemin e tij, varësinë e tij nga porno, që e bëri të bjerë nga mësimet dhe nga shëndeti.
“Nisja nga ora 7 e pasdites deri në 5 të mëngjesit. E vetmja arsye që ndaloja është se lindte dielli dhe më duhej të shkoja në shkollë”, shprehet adoleshenti. Varësia nga seksi është më e theksuar tek meshkujt se tek femrat. Por problem rëndohet, pasi për shkak të rritjes së përdorimit të internetit nga të miturit.
“Kam provuar të kryej marrëdhënie me bashkëmoshatarët e mia, por nuk ndjeja asgjë gjatë këtyre marrëdhënieve. Unë vetë nuk ndjeja asnjë lloj emocioni, ndërkohë që kryeja këto akte”, shprehet adoleshenti.
“Unë trajtoj aktualisht 3 adoleshente dhe 5 të rritur…”, thotë Besarta Taçi, Psiko-seksologe Shifrat thonë se 10 për qind e njerëzve që klikojnë platformat pornografike në botë janë nga 13, deri në 17-vjeç. Psikologet thonë se ndryshe nga sa perceptohet, varësia nga seksi është një patologji, pra sëmundje.
“Ata përjetojnë dhimbje, përjetojnë depresion, vijnë këtu dhe kanë nevojë për suport farmaceutik”, sqaron Besarta Taçi. Sidomos në moshat e vogla dhe të reja, rol kyç kanë prindërit. Janë ata që duhet të kuptojnë se çfarë po ndodh me fëmijët e tyre.
“Prindërit e mi filluan ta vërenin rënien time, lodhjen dhe faktin që rrija i izoluar në shtëpi, nuk dilja. Vendosën të konsultoheshin me një psikoterapiste dhe e kuptuan sëmundjen time”, thotë ai.
Sigal