Vaksina kundër kolesterolit. Do të parandalojë depozitimin e yndyrnave

535
Një vaksinë që do të ndihmojë në uljen e kolesterolit duke parandaluar e sëmundjet e zemrës është duke u zhvilluar, pas studimeve të suksesshme në minj. Studiuesit në Universitetin Mjekësor të Vjenës po testojnë sigurinë e trajtimit të tyre eksperimental në 72 vullnetarë. Vaksina është projektuar për të ndaluar depozitat yndyrore nga e muret e arterieve. Ajo do tu ofrojë pacientëve një alternativë për të marrë pilula çdo ditë, për të ulur rrezikun nga sulmet e zemrës. Studiuesit thonë se do të duhen e disa vite testim për të parë nëse trajtimi do të jetë i sigurt dhe efektiv për përdorim njerëzor. Edhe në qoftë se ajo do të jetë në dispozicion, pas gjashtë vitesh, ajo nuk duhet të shihet si një justifikim nga njerëzit për të shmangur aktivitetet fizike dhe për të konsumuar shumë ushqime me yndyrë të lartë. Studiuesit parashikojnë se pacientët mund të marrin një trajtim një vjeçar për të rritur imunitetin e tyre. Trajtimi në minj, uli nivelin e kolesterolit deri në 50% për më shumë se 12 muaj, duke luftuar kundër depozitave yndyrore të ndërtuara në arterieve 
Sigal