Vaji i ullirit ka vlera të pafundme

550
Sigal

Ai ka shëruar disa sëmundje dhe ndihmon në zbukurimin e njeriut. Për gratë, sidomos, sugjerohet më tepër

Vaji i ullirit është konsideruar që në lashtësi një formulë e vërtetë shëndeti dhe jetëgjatësie. Është ushqimi i pasur me acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese, të cilat mbrojnë qelizat nga shkatërrimi, që mund të vijë si pasojë e radikaleve të lira. Ai ka yndyra të mira që i duhen organizmit dhe është provuar shkencërisht se rrit sasinë e kolesterolit, duke ndihmuar kështu funksionimin e mirë të enëve të gjakut. Parandalon formimin e trombozave. Personat që konsumojnë dy lugë vaj ulliri në ditë, kanë ngritje të nivelit të substancave antioksiduese në gjak, të cilat kanë efekt pozitiv në mbrojtjen e zemrës.

Ul presionin e gjakut dhe ndihmon në terapinë e hipertensionit. Ndihmon në funksionin optimal të trurit, si dhe në funksionimin perfekt të kockave, sidomos te fëmijët e vegjël, pasi ndihmon në absorbimin e kalciumit.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf