Vaji i farës së zezë, profilaksi dhe trajtime mjekësore për shumë sëmundje

565
Vaji i farës së zezë (Nigela Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i jashtëzakonshëm për mirëqënien. 
Vaji i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme, sidomos ndaj sëmundjeve që burojnë nga dobësia dhe inefiçenca e sistemit imunitar. Nga mjekësia moderne pretendohet se ky lloj vaji ka veti kuruese edhe për sëmundje të tilla si AIDS apo sëmundjet tumorale.
Kërkimet kanë vërtetuar se ndikimi dhe efikasiteti i vajit të farës së zezë në stimulimin e sistemit imunitar dhe trajtimin e shumë sëmundjeve shtohen kur merret i kombinuar me vajra të tjera, si vaji i ullirit, vaji i lule diellit, vaji i karrotës, vaji i farës së kungullit, vaji i hudhrës, vaji i kamomilit, etj. 
Efekte shumë të mira si suplement ushqimor me rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në periudhën e rritjes, arrihen me kombinimin e tij me mjaltin.
Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është e vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë të lartë për këtë farë. Në farmacitë gjermane fara e zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj, ose tabletë.

PËRMBAJTJA

Vaji i farës së zezë përbëhet prej më shumë se njëqind substancash të ndryshme. Ai përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër mikroelementë. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.

VLERAT TERAPEUTIKE

1. Forcon sistemin imunitar.
2. Përmirëson metabolizmin e organizmit.
3. Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave.
4. Ndihmon në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal të shëndetshëm.
5. Pengon shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike.
6. Redukton kolesterolin në gjak.
7. Pengon bllokimin e damarëve, duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut.
8. Stabilizon tensionin e gjakut dhe redukton rrezikun e infraktit në zemër.
9. Forcon zemrën
10. Ndihmojnë në rigjenerimin e shpejtë të plagëve
11. Zgjeron rrugët e frymëmarrjes. 
12. Stabilizon sheqerin në gjak.
13. Lufton alergjitë.
14. Rigjeneron lëkurën.
15. Përmirëson funksionimin e aparatit riprodhues.
16. Pengojnë gjakderdhjen.
17. Redukton peshën.
18. Shkrin yndyrat në gjak.
19. Është antioksidant.
20. Është antitumoral.
21. Lufton infeksionet.
22. Përmirëson aktivitetin e sistemit të tretjes, frymëmarrjes, qarkullimit të gjakut, sistemit nervor, etj.
Sigal