Vaginoza bakteriale, trajtimi që duhet të ndjekë çdo femër

1766
Një ndër gjendjet e shpeshta që kalon çdo femër është edhe vaginoza bakteriale, e cila në të vërtetë nuk është një infeksion i mirëfilltë bakterial vaginal, por një çrregullim i pranisë së baktereve në organin gjenital të femrave.
Çfarë e shkakton këtë patologji, si dhe këshillat që duhet të ndiqni për të shmangur në kohë shqetësimet që mund të shkaktojë.
Sipas mjekëve, mjaft kujdes duhet të tregojnë gratë që janë në ndjekje të shtatzanisë, pasi nëse e rrezikojnë trajtimin e çekuilibrimit të baktereve në këtë zonë, mund të e rrezikojnë edhe abortin.
Çfarë është vaginoza bakteriale?
Vaginoza bakteriale është një gjendje jo normale vaginale që karakterizohet nga rrjedhje të pazakonshme, si rezultat i shumëzimit të baktereve atipike vaginale. Ky nuk është një infeksion bakterial i vërtetë, por më tepër një disekuilibër i baktereve, të cilat zakonisht janë të pranishme në vaginë.
Sëmundja nuk është e rrezikshme, por shpesh mund të shkaktojë edhe simptoma shqetësuese, si për shembull: rrjedhje të shtuara vaginale, apo aroma të pakëndshme.
dhimbjeVaginoza bakteriale shpesh është përshkruar si një vaginit jospecifik (infeksion jospecifik) për shkak të rrjedhjes vaginale, si rezultat i një rritjeje të jashtëzakonshme të llojeve të caktuara të baktereve në vaginë. Në të kaluarën kjo u emërtua si “Gardnerella vaginitis” për shkak të baktereve që u menduan se ishin shkaktare.
Megjithatë, emri ri vaginozë bakteriale, reflekton faktin se ka një numër të llojit të baktereve që natyrshëm jetojnë në atë zonë dhe mund të shumëzohen më tepër dhe që duhet dalluar nga infeksionet seksualisht të transmetueshme.
Organizmi Gardnerela nuk është i vetmi që shkakton simptomat. Aty mund të jenë edhe të tjerë përgjegjës, si: “Lactobacillus, Bacteroides, Fusobacterium, Eubacterium, etj”. Kur këto lloje të shumta bakteresh që banojnë normalisht në këtë zonë çrregullohen, atëherë zhvillohet situata që përshkruam.
Cilat janë shenjat më të zakonshme klinike?
Shumë gra në këto raste nuk paraqesin simptomatologji klinike. Megjithatë, kur ato shfaqen, më të zakonshme janë shkarkimi vaginal jo i zakonshëm, i bardhë dhe i hollë. Këto bëhen më tepër prezente pas marrëdhënieve seksuale dhe kanë aromë të pakëndshme.
Shenja më pak të shpeshta janë dhimbjet gjatë marrëdhënieve seksuale dhe urinimi i shpeshtë. Simptomat e vaginozës bakteriale nëse janë prezent mund të ndodhin në çdo kohë të ciklit menstrual (para, pas apo edhe gjatë tij).
Sasia e lëngjeve vaginale që konsiderohet normale ndryshon tek çdo grua. Prandaj, çdo shkallë e lëngjeve vaginale që është e parregullt për një grua në veçanti, duhet të vlerësohet.
A transmetohet vaginoza bakteriale nga një partner seksual?
Termi “vaginozë”, i referohet një anomalie vaginale, prandaj një mashkull nuk mund ta marrë atë. Kujdes duhet treguar gjatë marrëdhënieve seksuale brenda të njëjtës gjini (në rastin e dy femrave).
Megjithatë, ekzaminimet laboratorike duhen parë me shumë kujdes në këto raste për të bërë vlerësimin e duhur.
Ky çrregullim është mjaft i shpeshtë në femrat e moshës riprodhuese. Studimet kanë treguar se rreth 29 për qind e grave janë të prekura nga ky çrregullim, si edhe rreth 25 për qind e grave shtatzana.
Më të prekura rezultojnë ato gra që vuajnë edhe nga një sëmundje ngjitëse seksuale (rreth 60 për qind e tyre ). E theksoj, vaginoza bakteriale nuk është sëmundje që transmetohet seksualisht, por simptomat klinike mund të jenë të ngjashme.
Prandaj është shumë e rëndësishme që të bëhet një diagnozë e saktë diferenciale dhe rastet të vlerësohen individualisht.
Diagnoza dhe trajtimi nuk janë të thjeshta pasi akoma nuk janë gjetur shkaqet që shkaktojnë një disekuilibër dhe kombinim të tillë të baktereve.
Janë identifikuar disa faktorë rreziku që rrisin shanset e zhvillimit të vaginozës bakteriale. Ndër to mund të përmendim: “pasja e partnerëve të shumtë seksualë, pajisjet që vendosen në vaginë për kontrollin e lindjeve (kontraceptivë lokalë), përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve dhe i gjeneratave të fundit, dushet vaginale (lavazhet), si dhe përdorimi i duhanit.
Megjithatë, roli i aktivitetit seksual në zhvillimin e gjendjes nuk është i trajtuar plotësisht edhe pse shumica e studiuesve mendojnë se gratë që nuk kanë aktivitet seksual nuk e zhvillojnë këtë situatë. Mesa duket, në rastet kur e zhvillojnë edhe këto gra, mendohet se luajnë rol faktorët e tjerë.
Edhe pse kjo situatë nuk konsiderohet ngjitëse për partnerin, depërtimi i baktereve ndërmjet njëri-tjetrit krijon terren për ndryshimin e situatës fiziologjike individuale. Kjo situatë nuk përbën problem për përdorimin e pishinave, tualeteve, apo prekjen e sendeve të ndotura.
Si trajtohet?
Në rreth 13 e rasteve kalon vetë, pra nuk kërkon trajtim. Por, nëse situata vazhdon gjatë dhe në mënyrë të veçantë gjatë shtatzanisë, duhet të paraqitemi te mjeku për të bërë të mundur shmangien e komplikacioneve. Gjithmonë me këshillimin e mjekut dhe në bazë të ekzaminimeve laboratorike mund të përdoren edhe antibiotikët përveç trajtimeve lokale.
Në mënyrë të veçantë u bëhet trajtim profilaktik grave shtatzëna, që do të lindin me operacion. Kujdes duhet bërë me dushet vaginale, sepse ato mund ta transmetojnë situatën në rrugët e sipërme gjenitale, pra kanë potencial ta përkeqësojnë situatën.
Rezultate të mira kanë treguar përdorimet e probiotikeve (lactobacilet natyrale),të cilat mund të merren nga goja si medikamente, apo të aplikohen lokalisht. Gjithsesi edhe për këto vendos mjeku specialist pasi ekuilibri bakterial fiziologjik është shumë i rëndësishëm.
Cila është ecuria e sëmundjes?
Vaginoza mund të shërohet pas trajtimit të duhur. Edhe pse shërohet ajo prapë mund të përsëritet. Në këto raste është i domosdoshëm një cikël tjetër mjekimi.
Mostrajtimi gjatë shtatzanisë mund të çojë deri në aborte. Duke qenë se shkaktarët e kësaj situate ende nuk janë të përcaktuara plotësisht, është e vështirë të merren masa parandaluese që ajo të mos ndodhë.
Megjithatë, ndikon pozitivisht reduktimi i faktorëve të rrezikut, si për shembull reduktimi i partnerëve seksualë, shmangia e lavazheve vaginale, apo ndalimi i duhanit i cili ul rezistencën e përgjithshme të organizmit. Mjaft e rëndësishme, është edhe këshillimi pa droje me mjekun për çdo situatë, për të marrë mjekimin e duhur dhe parandalimin e komplikacioneve në kohë.
Komplikacionet
Në pjesën dërrmuese të rasteve prania e kësaj patologjie nuk shoqërohet me komplikacione. Por ka edhe raste në të cilat mund të ketë ndërlikime, siç janë abortet, lindjet parakohe, apo me peshë të ulët tek gratë shtatzëna që preken nga ky çrregullim i balancës bakteriale.
Gjithashtu, vaginoza bakteriale mund të bëhet shkak edhe për favorizimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Sëmundja rrit riskun për infeksione të ndryshme pas ndërhyrjeve kirurgjikale të ndryshme që duhet të kryeni.
Simptomat
Shoqërohet me rrjedhje vaginale të holla dhe në ngjyrë të bardhë, ose gri.
Sekrecionet janë me erë të rëndë,teksa theksohen pas marrëdhënieve seksuale.
Mund të shoqërohet me rritim,apo djegie vaginale.
Ndonëse janë më të rralla, mund të ndikojë në dhimbje gjatë marrëdhënieve.
Shoqërohet edhe me djegie dhe shqetësime të tjera bezdisëse gjatë urinimit.
Në raste të caktuara mund të jetë prezente edhe hemorragjia vaginale e lehtë, etj.
Ndër faktorët e shpeshtë të riskut përmenden:
Pasja e partnerëve të shumtë seksualë
Pajisjet që vendosen në vaginë për kontrollin e lindjeve (kontraceptivë lokalë).
Përdorimi i shpeshtë i antibiotikëvë të gjeneratave të fundit.
Kryerja e dusheve vaginale (lavazhet) me përbërës të papërshtatshëm.
Mjaft të rrezikuara janë edhe përdorueset e duhanit.
infeksion-sekuslaisht-i-transmetueshem
Si të dalloni infeksionet seksualisht të transmetueshme
Infeksionet seksualisht të transmetueshme radhiten ndër sëmundjet më të përhapura kudo në botë, teksa në shumë vende janë një ndër problemet më të shpeshta të shëndetit publik, duke u identifikuar ndër 5 sëmundjet, për të cilën individët paraqiten më shpesh për ndihmë mjekësore.
Të dhënat për vendin tonë tregojnë se prania e këtyre infeksioneve është në rritje shqetësuese. Prej infeksioneve seksualisht të transmetueshme mund të preken të gjithë, pa dallim.
Çdo njeri është në rrezik për tu infektuar, nëse bën seks të pambrojtur (pa prezervativ), me një person të infektuar. Nuk është e thënë që të kesh shumë partner për t’u infektuar, mjafton edhe një marrëdhënie seksuale e vetme me një person të infektuar për të marrë këtë sëmundje.
Por, të pasurit shumë partnerë, rrit shansin për t’u infektuar. Krahas kontaktit seksual, disa infeksione mund të transmetohen edhe në mënyra të tjera, siç është: kontakti lëkurë me lëkurë kur keni marrëdhënie seksuale me dikë që ka plagë të dukshme, ose puçrra gjenitale.
Përdorimi i prezervativit gjatë seksit vaginal, anal e oral do t’ju mbrojë nga infeksionet seksualisht të transmetueshme.
Mjaft infeksione të kësaj natyre, janë pa shenja dalluese, por nëse shfaqen shenjat, ato mund të jenë nga shqetësime të lehta në formë bezdie dhe deri tek shenja që tregojnë një problem serioz. Shenjat më të shpeshta që duhet tu tërheqin vëmendjen se ju mund të keni një infeksion seksualisht të transmetueshëm janë:
“Skuqja, djegia apo kruajtjet rreth organeve gjenitale, shtimi rrjedhjeve nga organet gjenitale, shpesh me erë të keqe e ngjyrë, dhimbjet dhe djegiet gjatë urinimit, mund të shoqërohet me urinim të shpeshtë dhe në sasi të pakët, dhimbje në fund të barkut ose rreth organeve gjenitale, dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale, puçrra, ose plagë rreth organeve gjenitale, etj”.