Ushtrimet që ndihmojnë për një shikim të mirë

488
Për të përmirësuar shikimin tuaj është e rëndësishme që herë pas here të bëni disa ushtrime që ju ndihmojnë për të përmirësuar shikimin dhe ndikon në dobësimin e tij. Disa ushtrime që ju ndihmojnë për eleminimin e këtij problemi janë; 
Mbani kapakët e syve me gishta
Është dukuri normale në kohën e sotme të jeni të parregullt dhe që sytë shpesh t’ju lodhen. Prandaj, bëjeni këtë ushtrim dhe për vetëm një minutë do t’i pushoni muskujt e syve.
Mbyllni sytë dhe vini nga një gisht në vendet ku kapakët bashkohen.
Përsëriteni këtë proces 5 deri në 10 herë.
Kryqëzoni sytë
Merrni ndonjë objekt, për shembull lapsin, vendoseni në largësi të gjatësisë së dorës suaj, saktësisht midis syve dhe afrojeni ngadalë deri te hunda.
Gjithë kohës fokusojeni lapsin.
Pasi që pothuajse të keni prekur hundën, sërish ngadalë largojeni deri në gjatësinë e dorës
Ndërrojeni fokusin
Me këtë ushtrim do të bëni që bebëzat e syve të zgjerohen dhe të mblidhen, gjë që ka efekte pozitive të shumëfishta për shikimin tuaj.
Zgjidhni një objekt i cili është i larguar nga ju rreth 10 metra, edhe një objekt tjetër i cili është larg nga ju rreth 3 metra dhe shtrijeni gishtin e madh të dorës pra vetes në largësi të dorës.
Ndërrojeni fokusin nga gishti juaj drejt objektit të largësisë prej 3 metrave, pastaj drejt atij në largësinë prej 10 metrave. Mbajeni fokusin për disa minuta.
Përsëriteni tërë ciklin 5 deri 10 herë.
Sigal