Ushtrimet fizike reduktojnë stresin

626
Deri tani të gjitha studimet kanë treguar se si ushtrimet fizike ndihmojnë funksionimin më të mirë të trurit.
Pavarësisht moshës, ushtrimet ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor. Por në të vërtetë pse është mirë të ushtroni vazhdimisht?
Ushtrimet reduktojnë stresin
A keni pasur një ditë të vështirë në punë? Atëherë, pas punës, dilni për të ecur ose shkoni në palestër. Një nga benefitet më të mëdha të ushtrimeve fizike është se redukton stresin dhe përgatit trupin që të përballojë stresin.
Jeni më të lumtur
Vrapimi dhe ecja në shtigje të vështira mund të jetë e lodhshme por ia vlen. Në shumë raste, ushtrimet janë anti-depresantë ku ju vetëm me gjysmë ore ushtrime në ditë ndihmoni në disponim më të mirë.
Rrisin vetëbesimin
Nëse jeni duke u ankuar vazhdimisht për atë se si jeni të pakënaqur me pamjen tuaj, asgjë nuk do të ndihmojë më shumë se ushtrimet fizike. Edhe nëse nuk keni asnjë problem me pamjen tuaj, ushtrimet fizike do t’iu bëjnë të ndiheni më mirë me veten dhe të keni më shumë vetëbesim.
Sigal