Ushqimet që pastrojnë gjakun

577
Ekzistojnë ushtrime të shumta të cilat kanë një ndikim të theksuar në shëndetin e organizmi tonë. Disa nga këto ushqime janë; 
Hudhra
Hudhra është burim i pasur i sulfurit, mineral esencial, i cili ndihmon organizmin në eliminimin e toksinave. Ajo e stimulon mëlçinë të prodhojë enzimë për detoksifikim, çka largon toksinat nga gjaku.
Molla
Vitaminat, mineralet dhe fibrat janë vetëm disa nga “gjërat” që i përmban molla. Disa komponentë e stimulojnë prodhimin e lëngut biliar dhe ndihmojnë mëlçinë në eliminimin e toksinave.
Panxhari
Për shkak të antioksidantëve dhe materieve të tjera të dobishme, panxhari është një armë e mirë për mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira dhe për stimulimin e mëlçisë në eliminim më të madh të toksinave nga gjaku.
Majdanozi
Majdanozi ndikon si diuretik, i cili i ndihmon veshkave për ta bërë punën e tyre dhe për të eliminiuar toksinat e tepërta nëpërmjet urinës.
Karrota
Karrotat janë të pasura me vitamina (A, B6, C dhe K), kalium dhe glutation, proteinë për pastrimin e mëlçisë. Për efekt më të mirë gjatë detoksifikimit, duhet të konsumohen të freskët sepse gjatë gatimit shkatërrohet glutationi.
Sigal