Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në punë

Është e pamundur që gjatë kohës që jeni të ulur në tavolinën e punës, në zyrën tuaj të mos konsumoni ushqim.

Por duhet të mësoni se jo të gjitha ushqimet mund të konsumohen gjatë kohës që jeni duke punuar. Studiuesja Susie Burrell thotë se femrat që hanë vaktet e mesme në punë marrin 100 mijë kalori më shumë çdo vit. E rëndësishme është që t’i shmangim ato.

Pikë së pari, nuk duhet të konsumoni arra dhe fruta të thata. Susie shprehet se nëse konsumoni këto do të shtoni shumë kilogram, ndërsa thekson se konsumimi i frutave të freskëta është me rëndësi për shëndetin tuaj.

Një tjetër ushqim që duhet t’a eleminoni në punë janë edhe biskotat, pasi biskota më e thjeshtë mund të mbajë deri në 100 kalori për 3-4 gram. Krijoni një rregull për të mos i ngrënë në punë.

Të gjithë ne konsumojmë kafe me qumësht apo kapuçino në punë, por duhet t’a reduktoni. Nëse doni të kujdeseni për shëndetin tuaj është mirë që të konsumoni kafe të zezë dhe çaj, pasi kafja me qumësht shton 300-400 kalori në ditë.