Ushqimet që mbrojnë arteriet e zemrës

649
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën. Arteriet e bllokuara kufizojnë rrjedhjen e gjakut në të gjithë trupin dhe kështu rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Nëpërmjet këtyre ushqimeve mund të parandaloni problemet shëndetësore më lehtë nga sa e kishit imagjinuar.
Boronicat e kuqe
Boronicat e kuqe njihen për uljen e niveleve të kolesterolit të keq brenda trupit. Veç kësaj, ato janë të pasura me antioksidues që promovojnë shëndetin e mirë të përgjithshëm.
Çaji jeshil
Çaji i gjelbër përdoret gjerësisht për rënien në peshë. Ai pengon gjithashtu absorbimin e përqindjes së kolesterolit kur tretni ushqimin. Pini të paktën dy gota çaj të gjelbër në ditë dhe do të keni arterie më të pastra brenda pak javësh.
Avokado
Avokado është ushqimi që duhet ta përfshini në dietën tuaj, jo vetëm për shkak se është i mirë për lëkurën, por edhe për shëndetin e zemrës.
Shpargu
Përveçse i pastron arteriet, shpargu ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Në fakt, shpargu cilësohet si ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës.
Sigal