Ushqimet që luftojnë plakjen e trurit

719
Për ta mbajtur mendjen aktive dhe larg plakjes, mund të zgjidhni disa ushqime specifike, të cilat janë në gjendje ta mbajnë trurin të ri për një kohë shumë më të gjatë. Ekzistojnë disa ushqime që arrijnë ta mbajnë të fortë aftësinë e kujtesës dhe aftësinë intelektuale. Për të vepruar mirë në këtë drejtim është e nevojshme që të mos harroni rëndësinë e peshkut të freskët në dietën tuaj, të paktën një herë në javë. Megjithatë nuk duhen harruar edhe ushqime të tjera, të cilat ndikojnë në të njëjtën mënyrë si peshku. Peshku, në fakt, arrin të ngadalësojë 10% të humbjes së kujtesës. Shumë të rëndësishme janë edhe frutat e pyllit, të njohura për mbrojtjen që arrijnë t’i japin trurit. Më konkretisht ne ju njohim me një listë të këtyre ushqimeve si më poshtë, të cilat janë pikërisht ushqimet që luftojnë plakjen e trurit.
Peshku-Ky produkt ose ushqim renditet i pari, sepse është edhe më i njohuri nga të gjithë ne për cilësitë e mira që ka si dhe për vlerat ndihmuese në përmirësimin e kujtesës. Peshku është një burim proteinash, që lidhet me një fuqizim të shkëlqyer të trurit. Ai gjithashtu është i pasur me acide yndyrore, që janë çelësi i shëndetit të trurit. Këto yndyra të shëndetshme kanë fuqi të jashtëzakonshme për trurin. Dieta e pasur me këto acide ndikon në uljen e rrezikut për t’u prekur nga skizofrenia, por edhe tek rënia mendore më e ngadaltë.
Boronica-Boronica dhe frutat e tjera të kuqe kanë antioksidantë, që janë thelbësorë për mbrojtjen e lëvores së trurit.
Avokado-Mes frutave për t’u marrë në konsideratë është edhe avokado, që përmban yndyra të veçanta, të cilat ndihmojnë të mbajnë nën kontroll qarkullimin e gjakut; ky fakt është shumë i rëndësishëm për ta bërë mendjen efikase.
Frutat e thata-Një rol i rëndësishëm është zbuluar edhe për frutat e thata, të cilat i japin organizmit sasi të konsiderueshme vitamine E, që arrin të mbrojnë arteriet. Në ktë mënyrë gjaku qarkullon normalisht në tru dhe kryen siç duhet funksionin e tij.
Perimet e gjelbra-Në ushqyerjen që duhet ndjekur për të mbajtur mendjen në formën e duhur nuk mund të mungojnë si spinaqi ose brokoli që kanë veti të mira e të rëndësishme në këtë aspekt: veprojnë kundër humbjes së parakohshme të funksioneve të kujtesës.
Çaji-Çaji i gjelbër do të ishte një alternativë e shkëlqyer, sepse ai ndihmon shumë në përmirësimin e kujtesës. Gjithashtu çaji jeshil ndihmon edhe në qarkullimin e gjakut në tru.
Sheqeri-Sheqeri është burimi më i pëlqyer i fuqisë për trurin tuaj; jo sheqeri i thjeshtë por glukoza, që gjendet tek sheqernat dhe karbohidratet të cilat konsumoni. Kjo është arsyeja pse një pije e ëmbël shpesh është një përforcues shumë i mirë afatshkurtër i memories, të menduarit dhe aktivitetit mendor.
Vaji i ullirit-Spërkasni sallatën tuaj me vaj ulliri ose përdoreni atë edhe për të gatuar, sepse ai do t’ju ndihmojë për ta ruajtur të shëndetshëm trurin tuaj dhe të funksionojë normalisht deri kur të plakeni. Një studim i vitit 2010 ka zbuluar se yndyrat e ngopura tek vaji i ullirit, mund të përmirësojnë aftësitë e përgjithshme njohëse dhe të forcojnë memorien.
Fasulet-Fasulet janë një burim i mirë energjie për trurin, së bashku me proteinat, fibrat dhe mineralet që përmbajnë, të cilat ndihmojnë në funksionimin normal të organizmit.
Uji-Dehidratimi është një ndër shqetësimet më të mëdha të njerëzve gjatë periudhave të nxehta të vitit, pasi ai mund të rëndojë trurin. Në fakt, kur ju nuk pini ujë mjaftueshëm, truri juaj zvogëlohet. Kjo do të thotë se truri ndihet i lodhur dhe punon më pak se sa kur është i hidratuar. Pini sa më shumë ujë.
Sigal