Ushqimet që luftojnë çdo lloji kanceri?

676
Sëmundja e kancerit po përhapet me ritme të shpejta në mbarë globin. Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Statistikat e kësaj organizate tregojnë se aktualisht, 14 milion njerëz në vit diagnostikohen me kancer. Por sipas parashikimeve deri në vitin 2025, ky numër pritet të arrijë në 19 milion.
Deri në 2035 parashikohet që 24 milion persona të vuajnë nga kjo sëmundje. Gjysma e këtyre rasteve janë të parandalueshme. Fondi Botëror i Kërkimeve kundër Kancerit konstaton se shkaqet kryesore të përhapjes në mënyrë alarmante të kësaj sëmundjeje, kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën moderne të jetesës.
Sipas ekspertëve OBSH, lufta për parandalimin e kancerit duhet të përqendrohet në tre probleme kryesore: duhanpirja, obeziteti dhe konsumimi i pijeve alkoolike. Në raportin e kësaj organizate për vitin 2014, të tjerë faktorë që ndikojnë në përhapjen e sëmundjes janë infeksionet, rrezatimet si nga dielli ashtu edhe nga skanerat mjekësorë, ndotja e ajrit, pjelloria gjithnjë e më e ulët dhe mosushqimi i fëmijëve me qumësht gjiri, etj.
Raporti konstaton gjithashtu se 10% e rasteve me kancer janë të trashëguara, pasi sëmundja bartet edhe përmes geneve. Mjekët kërkojnë nga organizmat ndërkombëtarë të vendosin rregulla të forta ndaj konsumit të alkoolit dhe sheqerit që konsiderohet si nxitësi kryesor i obezitetit. Çdo vit nga kanceri humbin jetën mesatarisht 4.8 milion njerëz, mbi dyfish më shumë se vdekjet e shkaktuara nga HIV/AIDS.

Më poshtë po iu sjellim 13 ushqimet që luftojnë çdo lloji kanceri‏:

1. Portokalli
Portokalli i kuq përmban më shumë antioksidantë të fuqishëm. Ka një funksion të rëndësishëm parandalues, për shkak se favorizon dizintoksifikimin e trupit. Portokalli i kuq është veçanërisht i dobishëm për parandalimin e kancerit të ezofagut dhe mëlçisë.
2. Domatja
Për të përfituar maksimumin e efektit anti-kancer, domates duhet t’i hedhim pak vaj ulliri. Domatet janë të dobishme në parandalimin e kancerit të prostatës.
3. Erëzat
Erëzat përveçse na e bëjnë shumë të shijshëm ushqimin, gjithashtu shërbejnë dhe si anti-inflamator. Borziloku, rigoni dhe rozmarina janë anti-kancer.
4. Qumështi
Konsumi i rregullt i qumështit dhe kosit mbron trupin nga infeksionet e zorrëve dhe rrit sistemin imunitar. Studimet paraprake tregojnë efektivitetin e qumështit dhe nën produkteve të tij në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.
5. Frutat e pyllit
Boronica në radhë të parë, por edhe manaferrat dhe luleshtrydhet kanë veti të forta antioksiduese. Mbrojnë ADN dhe ngadalësojnë rritjen e qelizave kanceroze.
6. Lakrat
Lakrat dhe perimet në përgjithësi janë një mburojë e vërtetë kundër kancerit. Në veçanti, veprimi i tyre parandalues lidhet me kancerin e fshikëzës, gjirit, kancerit të mushkërive dhe kancerit të prostatës.
7. Hudhrat
Kur konsumojmë hudhër, ka tre molekula që vihen në lëvizje për të mbrojtur ADN. Gjëja e rëndësishme është që të hahen sa më të freskëta.
8. Qepa
Ashtu si hudhra dhe lakrat që përmbajnë squfur që neutralizojnë rritjen e qelizave të kancerit, edhe qepa ka përbërës kundër kancerit, por gjithmonë duhet prerë në feta.
9. Soja
Studime të shumta kanë treguar se 50 gram konsum soje në ditë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit. Shërben kundër kancerit që krijohet nga hormonet, e për këtë arsye këshillohet të konsumohet që në moshë të vogël.
10. Peshku
Peshku i madh është më i mirë sepse është i pasur me Omega 3. Peshku i madh lufton kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Sardelet dhe salmoni zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës.
11. Çaji jeshil
Zgjidhni çajin japonez të gjelbër dhe jo çajin kinez. Pastaj duhet të prisni 5 minuta pasi ta keni hedhur çajin në ujë të ngrohtë për lirimin e gjithë përbërësve të tij.
12. Vera e kuqe
Me një gotë verë të kuqe, dhe jo më shumë, ju mund të merrni një mori rezultatesh të mira. Vera e kuqe ndihmon në parandalimin e kancerit, në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe degjenerimin e qelizave të trurit.
13. Çokollata
Një filxhan çokollatë e nxehtë përmban pesë herë më shumë oksidante se një filxhan çaj i zi dhe tre herë më shumë se një filxhan çaji jeshil. Prandaj asnjëherë mos i refuzoni çokollatat.
Sigal