Ushqimet që ju ndihmojnë për të larguar stresin

464
Stresi është një ndër shqetësimet më të përhapur në botë prandaj është e rëndësishme që për të eleminuar një problem të tillë mjafto që të konsumoni këto ushqime të cilat kryesisht janë të pasura me vitamina B, C dhe E
Kur ndjehemi në tension apo të mërzitur, i drejtohemi ushqimit për të na ndihmuar. Dhe ushqimi i mirë do të thotë jetë e gjatë dhe e shëndoshë. Në qoftë se ushqeheni me rregull do të jeni më të disponuar dhe më të qetë. Koha dinamike ka bërë që shpeshherë të jemi të shqetësuar, por refuzojmë tableta që ta zvogëlojmë stresin.
Në qoftë se shpesh vuani nga kjo sëmundje shumë e përhapur në botë, është mirë që të konsumoni këto ushqime të cilat kryesisht janë të pasura me vitamina B, C dhe E dhe me minerale magnez, mangan, selen dhe zink. Në këtë grup të ushqimeve bëjnë pjesë: 
fruta të ndryshme si pjepri, shalqiri, portokalli, limoni, citroni, luleshtrydhja, fiku dhe molla;
Perime të freskëta, perime me gjethe të gjelbra, domate, bizele, panxhar i kuq, brokoli dhe karota. Fara nga kungulli, luledielli, susam, bademe etj. Por edhe sasi të konsiderueshme të proteinave si vezë, qumësht, mish pule dhe mish qengji. Përkundër faktit se kjo do t’ju japë më shumë energji, ky ushqim do t’u ndihmojë edhe gjatë zgjidhjes se problemeve me organet e tretjes. Por natyrisht se duhet të keni kujdes që çdo gjë ta bëni me masë dhe mos ta teproni.
Sigal