Ushqimet që duhet të konsumoni sipas grupit të gjakut

1026
Teoria e ushqyerjes sipas grupit të gjakut është e bazuar në faktin se grupi i gjakut përcakton se cilat ushqime duhet konsumuar për ta arritur një nivel optimal të shëndetit.
Të ushqyerit sipas grupit të gjakut e ka zhvilluar Peter D’Adamo, mjek naturopatik, i cili e zhvilloi teorinë se njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj ushqimeve të caktuara, në varësi të grupit të gjakut. D’Adamo e zhvilloi teorinë sipas të cilët grupi i gjakut e përcakton aftësinë e trupit për të tretur ushqime të ndryshme. Grupi i gjakut 0, për shembull, mund ta tretë mirë mishin, sepse ka të rritur nivelet e acidit në lukth.Personat me grupin e gjakut A (që i quajmë kultivues) duhet ta shmangin qumështin dhe produktet e qumështit, ndërsa dietën e tyre duhet ta bazojnë në fruta, perime, drithëra, bishtajore, arra dhe fara.
Personat me grupin e gjakut B (që i quajmë nomadë) duhet të hanë ushqime të ndryshme (fruta, perime, drithëra, bishtajore, mish, shpezë, peshk, vezë dhe produkte të qumështit), por t’i shmangin frutat arrore dhe farat.
Personat me grupin e gjakut AB (që i quajmë enigma) mund të hanë ushqime që i hanë personat me grup të gjakut A dhe B, por ushqimi i tyre duhet të bazohet në tipin vegan ose përbërësit që janë me origjinë shtazore.
Personat me grupin e gjakut 0 (që i quajmë gjahtarë) duhet ta shmangin qumështin dhe produktet e qumështit dhe drithërat, dhe të hanë mish dhe një sasi të moderuar të perimeve, vezëve, frutave arrore dhe farave. 
Në përgjithësi, ushqyerja në bazë të grupit të gjakut e inkurajon konsumin e ushqimeve integrale dhe e minimizon konsumin e ushqimeve të gatshme dhe gjysmë të gatshme të përpunuara.
Ushqyerja sipas grupit të gjakut vjen me një plan të ushtrimeve.
Për shembull, për grupin e gjakut A rekomandohen ushtrimet e relaksimit, si joga ose tai chi. Për grupin B rekomandohen ushtrimet e intensitet të moderuar, si ecja. Për grupin e gjakut AB rekomandohet kombinimi i ushtrimeve të relaksimit dhe ushtrimeve të intensitetit të moderuar, ndërsa për grupin e gjakut 0 rekomandohen ushtrimet me intensitet të lartë, si vrapimi.
Sigal