Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë periodave

502
Sigal

Periudha e menstruacioneve është një nga më të sikletshmet e të vështirat për femrat.

Humbja e gjakut sjell oksigjenim më të pakët të qelizave të trupit, pra  lodhje më të madhe.

Në këto kushte është e nevojshme që të hani më shumë dhe të zgjidhni ushqimin e duhur.

1.Çokollata e zezë

E keni pyetur ndonjëherë veten pse kërkoni me ngulm çokollatë gjatë ose para periodave? Trupi juaj e di çfarë do, kështu që besoji!

2. Uji

Uji është domosdoshmëri që trupi të funksionojë siç duhet, por gjatë atyre ditëve ndihmon duke minimizuar shumë dhimbjet.

3. Banania

Bananet janë të pasura me potasium, kështu që kontributi i tyre tek lehtësimi i dhimbjeve të barkut, është i madh.

4. Ananasi

Përveç dhimbjeve, ananasi do t’ju rregullojë humorin!

5.Salmoni

I pasur në Omega 3 dhe vitaminë D, salmoni është ilaç gjatë atyre ditëve.

6. Çaji

Çaji jeshil, kamomil, apo çfarëdo lloji tjetër do t’ju qetësonte.

7. Arrat

Mos i ndani nga çanta!

8. Farat e lulediellit

Një arsye më shumë për të konsumuar fara luledielli janë dhimbjet e periodave