Ushqimet me yndyrë që janë të dobishme për shëndetin

1179
Jo gjithmonë ushqimet e yndyrshme janë të dëmshme për shëndetin.
Ekzistojnë shumë ushqime të pasura me yndyra, që janë të mira për shëndetin tonë, nën kushtin që të konsumohen në mënyrë racionale, e këto janë vetëm disa nga këto. Këto ushqime ulin rrezikun nga mbipesha dhe kolesteroli i lartë, si dhe kanceri dhe mbrojnë zemrën.
Peshku: Ai është i pasur me yndyrë të shëndetshme si dhe me acide yndyrore Omega 3, të cilat kanë ndikim shumë pozitiv për zemrën dhe për kujtesën.
Avokado: Një frut i mrekullueshëm që ju bën shumë mirë për zemrën dhe për lëkurën, pikërisht për arsye pasi përmban sasi të lartë yndyre të shëndetshme.
Farat: Mos e kufizoni veten tuaj nga konsumimi i farave të ndryshme, si fara kungulli, fara luledielli, susami, fara liri, etj pasi ato sjellin shumë përfitime për shëndetin tuaj dhe janë antioksidantë të përkryer.
Arrat: Konsumoni në sai të moderuarsa më tepër lloje arrash, si bajame, arra, lajthi, keshju etj, pasi ato ndihmojnë kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe bëjnë shumë mirë për lëkurën tuaj.
Vaji i ullirit: Ai është i pasur më yndyrë të mirë prandaj përdoreni atë sa më shpesh në sallata dhe gatime.
Vezët: Janë një produkt i domosdoshëm për shëndetin pasi janë të pasura me proteina dhe Omega 3.
Bishtajoret: Fasulet, bizelet, thjerrëzat etj janë shumë të pasura me acide yndyrore Omega 3 dhe sjellin shumë benefite për shëndetin tuaj.
Sigal