Ushqimet efikase pas kimioterapisë

586
Sigal

SHKENCA AMERIKANE/ Për mos zhvillimin e sëmundjes më pas, një ndihmesë japin kurat popullore

Kanceri është një nga sëmundjet më të rënda, që rrezikon jetën e njeriut. Përveç operacioneve dhe kimioterapisë, një ndihmesë të dukshme në mos zhvillimin e kësaj sëmundjeje japin kurat e përgatitura me metoda popullore.

Alore-vera- Për këtë qëllim përdoret edhe bima e aloe verës. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë përzihet me mjaltë. Ky mjekim ka dhënë efekte të përkryera në përmirësimin e të sëmurëve pas kimioterapisë.

Spinaq- Spinaqi është një nga ushqimet më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda. Të sëmurët, që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duhet të hanë spinaq me oriz dhe vaj ulliri, duke i shtuar dhe lëng limoni. Prandaj, për parandalimin e kancerit ky ushqim duhet të konsumohet sa më shpesh.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf