Ushqim i skaduar? Jo gjithmonë mund ta hidhni poshtë, ja kur konsumohen ende

114
Janë të shumtë produktet që ruhen ende të mira edhe pas disa muajsh nga data e skadencës. E rëndësishme është që të ruhen në mënyrën e duhur. Kur mund ta konsumojnë ende një ushqim edhe pse e ka kaluar datën e skadencës të treguar në etiketë? Shumë prej nesh e kanë provuar disa herë të hedhin ushqime në kosh vetëm për shkak të datës të skadencës, por tashmë mund të veçojmë cilat ushqime mund të hedhim dhe cilat jo.
Për këtë arsye është mirë të dimë nëse ekziston një ndryshim i rëndësishëm mes dy llojeve të skadencës: asaj që thotë “të konsumohet brenda X/X/X”, që i referohet ushqimit të freskët dhe asaj që thotë “të konsumohet mundësisht brenda X/X/X”, që në fakt tregon vetëm një kohë minimale të konservimit. Rebusi, i përkthyer në fakte do të thotë që ushqimet për të cilat skadenca është “mundësisht brenda”, nuk bëhen të rrezikshëm në atë datë, por thjesht humbin disa veti organike.
Një tregues i cilësisë dhe jo sigurisë. Kështu që kosi mund të konsumohet edhe dhjetë deri në pesëmbëdhjetë ditë pas datës së skadimit, ndërsa vaji ekstra i virgjër i ullirit dhe makaronat mbahen mirë edhe deri në gjashtë muaj më vonë. Në vend të kësaj, është e preferueshme që vezët të konsumohen jo më vonë se një javë nga data e skadimit.
Ekzistojnë gjithashtu një numër produktesh për të cilat ligji nuk parashikon kohën minimale të ruajtjes. Në veçanti, ato janë: Fruta dhe perime të freskëta
Pije me përmbajtje alkooli prej 10% ose më shumë; Verërat, verërat likerike, shampanjat, verërat aromatizuese dhe produkte të ngjashme; Uthulla; kripa e kuzhinës; sheqeri i ngurtë.
Prandaj këto produkte mund të konsumohen edhe shumë kohë pas skadimit të tyre. Është e rëndësishme të kontrollohet nëse produkti është ruajtur siç duhet. Për shembull, vaji i ullirit shkatërrohet kur ekspozohet ndaj dritës dhe burimeve të tepërta të nxehtësisë. Gjithashtu, për të kuptuar nëse një ushqim i caktuar është ende i ngrënshëm apo jo, gjithmonë është mirë të kontrollosh erën dhe qëndrueshmërinë e saj.
KONSUMI I USHQIMIT TË SKADUAR
Por le të shohim në detaje se cilat janë ushqimet që mund të konsumohen edhe pas datës së skadimit:
Fileta të ngrira të peshkut
Merluc, salmon, peshk shpatë mund të konsumohen deri në 4 javë pas skadimit të tyre, megjithatë, me kusht që ato të jenë ruajtur në një frigorifer në një temperaturë nën 5 gradë.
Mishi
Edhe mishi, si peshku, zakonisht mbahet pak më shumë se data e skadimit: në çdo rast, vlerësoni erën përpara se të konsumoni produktin.
Salsiçe dhe mish i grirë
Duke qenë mishra të përpunuar, ato janë të ekspozuara më shumë se të tjerët në prani të baktereve. Pra kontrolloni ngjyrën, qëndrueshmërinë dhe erën përpara se t’i konsumoni ato.
Pulë
Mishi i pulës prishet shumë shpejt, kështu që përpiquni ta konsumoni atë deri në datën e skadimit.
Makarona
Makaronat në përgjithësi, kanë një datë të skadimit rreth dy vjet, pas së cilës është e mundur të konsumohet produkti deri disa muaj më vonë, me kusht që të jetë ruajtur siç duhet.
Biskota të thata
Edhe biskotat gjithashtu mund të konsumohen disa muaj pas skadimit të tyre, maksimumi ato mund të humbasin aromën e tyre.
Erëzat
Ato qëndrojnë mjaftueshëm gjatë edhe pas datës së skadimit.
Mielli
Mielli në përgjithësi mbahet deri në gjashtë muaj pas skadimit, megjithatë, kontrolloni që nuk është sulmuar nga parazitët.
Pijet
Ashtu si makaronat, edhe pijet kanë një datë skadimi prej 24 deri në 36 muaj, Kështu që është e mundur që të konsumohen edhe disa muaj pas datës që tregon periudhën e ruajtjes së produktit.