Turqia, vendi ku prodhohet mjalti më i veçantë

501
Turqia njihet si vendi ku prodhohet mjalti më i veçantë, por edhe më i shtrenjtë, deri në 5 mijë euro. Por, nuk mjafton me kaq, pasi në këtë vend ka edhe mjaltë të kuq. Produkti i veçantë u gjet në një nga 45 kosheret e bletarit, Sahin Eser, ndërsa ky i fundit ka mbetur po ashtu i befasuar. Lajmi u bë i ditur nga Anadolu Agency (AA).

“Kur e hapa kosheren pashë mjaltin, kishte ngjyrë të kuqe. Kosheret e tjera përmbanin mjaltë me ngjyrë normale, ashtu siç jemi mësuar ta njohim të gjithë. Këtë fakt ia tregova edhe bletarëve të tjerë, të cilët po ashtu si unë mbetën të habitur”, tha Eser.

Mes të tjerash bletari theksoi se kurrë gjatë punës së tij nuk kishte parë mjaltë me ngjyrë të kuqe. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe Presidenti i Shoqatës së Bletarëve të Osmaniyes, Emin Gaffaroglu, i cili pohoi se nuk kishte parë kurrë diçka të këtillë. “Për herë të parë shoh mjaltë me ngjyrë dhe shije të tillë. Ne nuk e dimë se ku ishin bletët që sollën këtë nektar dhe prodhuan këtë mjaltë.”, tha Gaffaroglu.




Sigal