Tumori i prostatës, ushqimet që ndihmojnë parandalimin

567
Sigal

Farat e kungullit mund të quhen pa frikë si mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për ta pasuruar organizmin tonë me magnez.

Tumori i prostatës është forma e dytë më e përhapur e kancerit që prek meshkujt (pas atij të mushkërive) dhe i pari në vendet më të pasura. Përveç domateve, ushqimet që janë studiuar më shumë në lidhje me tumoret e prostatës janë çaji jeshil (i pasur me polifenole antioksiduese), soja, shega, përveç integratorëve si seleni, vitamina D dhe vitamina E.

Farat e kungullit

Të parat në listë janë farat e kungullit. Kjo pjesë që zakonisht nuk përdoret, është më e ushqyeshmja te kungujt. Pse janë të shëndetshme? Farat e kungullit mund të quhen pa frikë si mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për ta pasuruar organizmin tonë me magnez. Kjo është vërtet e rëndësishme, pasi kërkuesit francezë kanë përcaktuar se njerëzit me nivel të lartë magnezi në gjak kanë 40 për qind më pak rrezik për të vdekur më shpejt se ata që kanë një nivel më të ulët të këtij elementi. Mesatarisht, njerëzit konsumojnë 353 mg minerale në ditë nga 420 që është minimumi që duhet konsumuar. Si mund t’i hamë: të gjitha, pa i qëruar, sepse lëvozhgat përmbajnë shumë fibra. Farat e kungullit të pjekura përmbajnë 150 miligramë magnez. Ndaj për të rregulluar regjimin tuaj ushqimor dhe për të arritur nivelin e 420 mg mineraleve në ditë është e këshillueshme që t’i përdorim.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf