Tumori i gjirit, vrasësi sekret

1458
Sigal

INTERVISTË/ Mjeku i njohur gjinekolog, Arben Paralloi jep detaje mbi tumorin e gjirit

Gjiri është ndërtuar nga një bashkësi gjëndrash që formojnë atë njësi që merr emrin globul (vrigth). Tumori në gji është një sëmundje potencialisht shumë e rëndë dhe shkaktohet nga shumëfishimi i pakontrolluar i disa qelizave të gjendurës që transformohen në qeliza malinje (të këqija). Kjo do të thotë që kanë aftësinë që të stakohen nga indi që i ka gjeneruar, më pas të zënë edhe inde të tjera, e me kalimin e kohës, të shpërndahen në organe të tjera të trupit. Çdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Ndaj çdo shenjë që paralajmëron këtë sëmundje të rëndë nuk duhet neglizhuar. Lidhur me këtë çështje flet për gazetën “Telegraf” mjeku gjinekolog Arben Paralloi, i cili na tregon për rëndësinë i kushtohet kësaj sëmundjeje, na bën të ditur faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e saj. Gjithashtu, na tregon zhvillimin dhe diagnostifikimin e tumorit, si dhe hapat që duhet të ndjekim.

Dr. Arbeni, kohët e fundit jemi dëshmitarë të një fushate të gjerë të të gjitha niveleve lidhur me problematiken e tumorit të gjirit. Përse po i kushtohet kaq rëndësi kësaj sëmundjeje?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf