Tumori i gjirit, 5 hapa për t’u mbrojtur

552
Sigal

Largoni kilet e tepërta, mos pini shumë verë, konsumoni antioksidues, hiqni dorë nga duhani dhe bëni shpesh vizita

Studimet e fundit konfirmuan se ecja prej një ore në ditë ndihmon në reduktimin e gjasave për prekje nga kanceri i gjirit te gratë në pas menopauzë. Studimi, i realizuar nga Shoqata Amerikane e Kancerit dhe i publikuar në “Cancer Epidemiology, Biomarkers, and Prevention”, tregoi se sa më aktive janë gratë, aq më pak janë të prira për të zhvilluar kancer të gjirit. Rezultati pasoi një studim të ngjashëm të publikuar në maj në të njëjtën revistë shkencore, i cili tregoi se aktiviteti fizik edhe te gratë më të reja ndikon në mënyrën se si organizmi i femrës përballet me nivelet e estrogjenit. Këto dhe studime të tjera kanë treguar se: Ju nuk jeni të pafuqishme në luftën kundër kancerit të gjirit. Po, kanceri i gjirit është një sëmundje shumë e shpeshtë dhe e frikshme. Por ka edhe gjëra të tjera përveç stërvitjeve, të cilat ju mund t’i bëni për të ulur gjasat e prekjes. Ja pesë hapa të cilat janë në duart tuaja.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf