Transplantimet e zemrës dhe kriteret që duhet të plotësojë dhuruesi dhe marrësi

3970
Sigal

Para se dikush të pranohet për një transplantim, duhet që organet e tjera si veshkat dhe mëlçia të funksionojnë normalisht

Një transplantim i zemrës është zëvendësimi i zemrës së sëmurë ose të dëmtuar të një personi me një zemër normale të dikujt që ka vdekur (një dhurues).

 Kush ka nevojë për një transplantim të zemrës?

Personat që kanë pasur një mosfunksionim të zemrës mund të kenë nevojë për një transplantim të zemrës. Mosfunksionimi i zemrës, që ndodh kur zemra është dëmtuar rëndë nga sëmundja e arterieve koronare ose një kardiomiopati (një sëmundje që dobëson muskulin e zemrës), do të thotë që zemra nuk është në gjendje të pompojë siç duhet. Shkaqe të tjera të mosfunksionimit të zemrës mund të përfshijnë infeksione virusale, valvula të zemrës që pikojnë apo bllokohen ose forma gjenetike të sëmundjes së zemrës. Para se dikush të pranohet për një transplantim duhet që organet e tjera siç janë veshkat dhe mëlçia të funksionojnë normalisht. Personi duhet të ketë hequr dorë nga duhani dhe alkooli i tepruar dhe i gatshëm të kërkojë një zemër të re.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf