TRAJTIMI/ Sëmundja e pankreasit është një nga sëmundjet më të vështira për t’u kuruar, shkak vendosja e thellë

1930

Dëmtimet e rënda që shkakton sëmundja e
pankreasit në organe

Sëmundja e pankreasit është një nga sëmundjet më të vështira për t’u
kuruar. Vështirësia në kurimin e kësaj sëmundjeje vjen për shkak të vendosjes
së thellë të pankreasit. Si pasojë e kësaj vendosjeje, pankreasi kapet me
vështirësi nga vëzhgimet e mjekëve, prandaj sëmundjet e tij janë në përgjithësi
të rënda dhe të vështira.

Mosfunksionimi

Mosfunksionimi i pankreasit shkakton dhimbje në pjesën e sipërme të
barkut, përzierje, vjellje, veçanërisht pas marrjes së ushqimit dhe heqje
barku, nuk tretën yndyrat. Në mungesë të prodhimit të insulinës shfaqet
sëmundja e sheqerit. Pankreasi preket nga mikrobet paukreatike, absese, dobësim
të funksionit të insulinës, sëmundja e sheqerit. Në disa raste shfaqen edhe
tumoret. Pankreasi infektohet nga mikrobe nëpërmjet gjakut ose nga mikrobe që
gjenden në dueden, të cilat kalojnë në kanalin e duodeno-pankreatik.

Faktorët ngacmues

Infektimi favorizohet kur merret alkool dhe ushqime të bollshme, si edhe
nga gurët në tëmth. Format akute të pankreasit janë të rënda. Pankreasi kronik
shkakton çrregullime në stomak dhe në tretjen e ushqimeve, fryrje të barkut, humbje
në peshë, diare. Sëmundja zgjat disa vite me kriza përmirësimi dhe keqësimi.
Ajo kërkon mjekime për shumë raste. Hiqet me ndërhyrje kirurgjikale. Ushqimet
duhet të përmbajnë sasi të mëdha karbohidratesh dhe pak yndyrë.

Kujdesi

Të sëmurët duhet të tregojnë një kujdes të veçantë në trajtimin që u
bëjnë kurave kundër pankreasit, për arsye se neglizhenca nga ana e tyre mund të
çojë deri në infektim të gjakut. Madje, nëse sëmundja lejohet të përparojë,
kryerja e ndërhyrjes kirurgjikale do të ishte e pashmangshme. Në lidhje me këtë
situatë, studimet e fundit që janë kryer tregojnë se në tre të sëmurë me
pankreas, një është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit. Gjithashtu, të
sëmurët me pankreas ndjejnë shpeshherë edhe një gjendje të fikëti. Shkaku i
dëmtimit të pankreasit vjen si pasojë e infeksionit nga një mikrob nëpërmjet
gjakut. Ky infeksion ndihmohet shumë në rast se konsumohet alkool dhe ushqime
të bollshme, si dhe nga gurët e formuar rishtazi në tëmth.

 

Box

Sëmundjet që shkakton

Sëmundjet më të shpeshta që vijnë si pasojë e sëmundjes së pankreasit
janë:

-ndezje,

-pankreatit i thjeshtë ose hemorragjik,

-tumoret e ndryshme,

-cistet,

-diabet

-dhe gurët.

 

Box

Këshilla

Sa u përket këshillave sesi mund ta evitojmë sëmundjen e pankreasit,
mjekët japin këto këshilla kryesore:

-eliminimin e alkoolit

-eliminimin e kripërave dhe yndyrave (sidomos nga femrat)

-si dhe nuk duhet akumuluar stres.

 

Box

Simptomat janë:

-dhimbjet e forta të barkut

-fryrje të barkut

-të vjella

-rrahje të shpejta të zemrës

-dhe temperaturë.

 

 

Patatja ndihmon në shërimin e të thatit në
lukth

Molekulat nga patatja ndalojnë ndikimin e dëmshëm të baktereve, të cilat
jetojnë në lukth dhe njëherësh shkaktojnë të thatin në lukth. Hulumtime dhe
studime të shumta nga ekspertë dhe mjekë të ndryshëm nga mbarë bota, në bazë të
të dhënave dhe shumë studimeve e hulumtimeve të ndryshme kanë arritur që në
shumë fusha ta vërtetojnë dobinë e patates që ajo ka për organizmin e njeriut
dhe për shëndetin në përgjithësi. Sipas të njëjtëve molekulat nga patatja do të
mund të ndalonin ndikimin e dëmshëm të baktereve, të cilat jetojnë në lukth dhe
njëherësh shkaktojnë të thatin në lukth. Për dallim nga antibiotikët, bakteret
nuk mund të jenë rezistente nga ‘lëngut të patates’, përderisa ai nuk shkakton
kurrfarë efekte të dëmshme anësore me këtë rast. Shkencëtarët shpresojnë se
‘lëngu i patates’ së shpejti do të përdoret si shtesë në menynë e të ushqyerit,
dhe në këtë mënyrë do t’i ndihmojë një numri të madh njerëzish nëpër botë, të
cilët vuajnë nga të thatit në lukth, por edhe sikurse probiotikët që përdoren
në jogurt.

 

Faktorët që nxisin shfaqjen e sinozitit

Më parë, njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së sinozitit grumbullimin e
një pjese të gjakut në hundë, por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm
dhe mendohet se shkaktarë të shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si
zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, alkooli, uria, streset
psikologjike, erërat e helmeve, etj.. Sinoziti mund të shfaqet edhe si pasojë i
një inflamacioni të rrugëve të frymëmarrjes të hundëve, akut ose kronik,
infeksioni dentar, grip, faktor alergjik. Por, sipas mjekëve, nga sinoziti mund
të prekeni edhe nëse zhyteni në det me forcë. Vatra është energjia që aktivizon
sistemin nervor dhe mund të ndryshohet lehtë nga stresi dhe ndryshimet
klimatike. Kjo energji jo vetëm që ndikon në gjendjen shpirtërore, por shkakton
sinozitin dhe dhimbje koke. Për të eliminuar shqetësime të tilla, kryhet dhara,
një trajtim që konsiston në derdhjen shumë ngadalë, të vajit të nxehtë të
sezamit në qendër të ballit të pacientit, i shtrirë në një shtrat të rehatshëm
druri.

 

Për zemrën e sëmurë përdorni bimën e
valerias

Dy lugë të imtësuar nga bima e valerianës mbulohen me 400 ml ujë të ftohtë.
Ena mbulohet me kapak he lihet tërë natën që të ekstratohet. Në mëngjes çaji
valohet 3 minuta në enë të mbuluar. Ftohet dhe kullohet. Çaji pihet disa herë në
ditë nga 1 gotë, e ëmbëlsuar me pak mjaltë. Nuk uhet pirë menjëherë e tërë
gota, por 3 deri në 4 gllënka, ashtu siç pihet çaji i zakonshëm, kjo këshillë të
merret në konsideratë, sepse është shumë e rëndësishme.

 

Bishti i qershisë dhe gjethi i hardhisë
kundër celulitit

Edhe disa bimë të tjera janë të mira për përgatitjen e çajit efikas
kundër celulitit. Në vend të parë janë “Aruncus vulgaris”, bishtat apo kërcelli
i qershisë dhe frashri. Shumë efikas është edhe gjethi i hardhisë, i cili është
i njohur për efektin e aktivizimit të qarkullimit. Me siguri disa nga këto bimë
nuk i keni përdorur kurrë dhe nuk është e nevojshme të theksojmë që nuk keni
nevojë të angazhoni mjekët popullorë të barishteve, sepse secilën nga këto bimë
mund ta blini në formë të çajit të gatshëm.

 

Bima që bënë lirimin e rrugëve të frymëmarrjes

Eukaliptus globulës, sipas mjekëve të mjekësisë bimore, eukalipti është e
vetmja bimë, që ka dhënë rezultate tepër të efektshme, për çlirimin e rrugëve
të frymëmarrjes, për rrjedhojë edhe sëmundjen që ka lidhje me këto rrugë. Në
farmacitë bimore gjenden disa produkte që kanë në përbërje të tyre bimën e
eukaliptit, të cilat përdoren për të trajtuar problemet e sistemit të
frymëmarrjes. Avullimi me gjethet e thata të ekualiptit, të cilat mund të
përdoren duke i zierë 50 gram në një litër ujë kanë dhënë rezultate mjaft të
mira për kurimin dhe pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Me këtë ujë mundet
gjithashtu të behet edhe banjo avulli, i të cilës ndihmon për lirimin e rrugëve
të frymëarrjes. Pasi bëhet kjo banjo avulli me eukalipt nuk duhet dalë në ajër
të ftohtë, pra nuk duhet dalë jashtë veçse pas një ore.