Trajtimi i ri për të sëmurët me parkinson

352

Ekipi i mjekëve neurologë po përdorë këtë mënyrë trajtimi tek disa pacientë, ku sëmundja është në fazat e para

Parkinsoni është një sëmundje neurologjike dhe shenjat e dukshme të saj janë dridhjet, veçanërisht të gjymtyrëve.  “Me përparimin e sëmundjes, simptomat shtohen”, thotë neurologu David Çarls pranë universitetit Vanderbild në Nashvill të shtetit Tenesi. “Vështirësitë që shoqërojnë sëmundjen e parkinsonit janë dridhjet, bllokimi i muskujve, ngadalësimi i lëvizjeve, vështirësitë për të ruajtur balancën gjatë ecjes dhe humbja e kujtesës për rreth 20 për qind të pacientëve.”Sipas organizatës botërore të shëndetësisë,  4 milionë njerëz vuajnë nga sëmundja e parkinsonit. Por kjo shifër parashikohet të rritet ndërsa shumë vende të zhvilluara vazhdojnë të njoftojnë mbi rritjen e numrit të popullatës së moshuar. Në Shtetet e Bashkuara ka rreth 1 milionë e 500 mijë vetë të diagnostikuar me parkinson.

Simptomat

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf