Trajtime për çrregullimet diarreike të stinës së verës

489
Sigal

Këshilla për fëmijët, kujdesi dhe roli i qumështit në rastet diarreike

Nëse fëmija juaj ka temperaturë, grindet, nuk ha, ka të vjella dhe diarre, duke qartë se shenjat tregojnë për çrregullimet diarreike të stinës së verës, të cilat sipas formës së lehtë dhe të rëndë të tyre kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Sëmundjet që takohen më shpesh në këtë stinë

Nga këto, në vend të parë nuk diskutohet që janë ato të aparatit tretës. Gjithnjë kur ka temperaturë të larta të mjedisit, takohen sëmundjet e aparatit tretës, këto quhen gastroenterite, enterite, enterokolite, por të gjitha përmblidhen në diarre aukte. Këto lidhen me cilësinë, me prishjen e ushqimeve, me përdorimin e ushqimeve të papërpunuara, sidomos konsumimi i ushqimit jashtë shtëpisë, nëpër restorante dhe mjedise të ndryshme. Shkaktarët e diarresë mund të jenë nga gabimet dietike, pra nga dhënia e ushqimeve të papërshtatshme për moshën, por mund të vijnë dhe nga shkaqet e infeksionit, ku futen virozat, bakteriet, parazitët (ku kryesore është lambia).

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf