Thanat kurë e fuqishme kundër problemeve të ndryshme shëndetësore

694
Sigal

Kokrrat e thanës kanë një shije paksa të hidhur, por janë të pasura me shumë vlera ushqyese.Falë vlerave të tyre fantastike për shëndetin, thanat përdoren në shumë kura të ndryshme për shërimin dhe trajtimin e disa sëmundjeve, prej të cilave edhe problemet me diabetin.

Thana gjithashtu shërben si një produkt bazë për të mbajtur të stabilizuar nivelin e sheqerit në mënyrë natyrale.

-Frutat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C

-Është një nga frutat me vlerat më të larta kundër plakjes

-Po ashtu për shkak të flavanoidit, karatinoidit që përmban ka veti antioksiduese

-Përmban edhe melatoninë një hormon rregullues i ritmit të jetës

-Rregullon mpiksjen e gjakut, ndaj ata që vuajnë nga hemofilia këshillohen ta përdorin sa më shumë

-Është e vlefshme dhe për diabetiët

-Ul temperaturat e larta, ndihmon kundra infeksioneve të rrugëve urinare dhe kundra formimit të gurëve në veshka

-Rrënja e saj ka qenë përdorur në kohët e lashta për të krijuar pomadat që përdoreshin në raste djegieje.