Kafeja është një burim i shkëlqyer ushqyesish dhe antioksidantësh të cilët i bëjnë mirë jo vetëm lëkurës por edhe flokëve.Kafeja mund të përdoret si eksfoliant, për kurimin e akneve, përmirësimin e gjakut dhe rikthimin në nivele normale të pehashit.

8 mënyrat e përdorimit të kafesë për lëkurën, skalpin dhe flokët.

Heqja E Qelizave Të Vdekura

Kafeja e bluar mund të përdoret me efikasitet për heqjen e qelizave të vdekura.

Një studim shpjegoi se substancat përbërëse të kafesë rrisin nivelet e kolagjenit dhe pengojnë plakjen e parakohshme të qelizave.

Për përgatitjen e eksfoliantit të kafesë ju mund të përzieni një çerek filxhani çaji me kafe, çerek filxhani me sheqer kaf dhe pak lëng limoni.

Sasia e këtij të fundit është në varësi të trashësisë së eksfoliantit.

Eksfoliantin mund ta përdorni një herë në javë pas larjes së trupit.

Atë duhet ta mbani në lëkurë për disa minuta dhe më pas ta lani trupin.

Kafeja Kundër Syve Të Fryrë

Kafeina stimulon qarkullimin e gjakut dhe zgjeron enët e gjakut.

Një gjë e tillë ndihmon në ngushtimin e poreve të lëkurës dhe ul sasinë e lëngjeve të akumuluara në pjesën poshtë syve.

Ju mund të përdorni kafe të bluar ose lëngun e saj për të fërkuar lehtë pjesën poshtë syve.

Kafeja Kundër Celulitit

Kundër celulitit, ju mund të përdorni kafe pluhur ose të përzier me pak ujë për të fërkuar zonat problematike.

Në këtë mënyrë, ju do të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe do të ndihmoni lëkurën të duket më e lëmuar.

Kundër Akneve

Fërkimi i lëkurës me kafe ndihmon në pastrimin e saj nga qelizat e vdekura dhe zhbllokon poret.

Acidi klorogjenik tek kafeja zbut inflamacionin dhe e mbron lëkurën nga disa lloje bakteresh.

Banjë Për Këmbët

Kafeja mund të përdoret edhe për pastrimin e këmbëve, zbutjen dhe qetësimin e tyre.

Kafenë pluhur dhe llumin e saj mund ta hidhni në ujë të ngrohtë në një legen dhe t’i mbani këmbët në të për disa minuta.

Me llumin e kafesë mund të fërkoni këmbët dhe të eliminoni qelizat e vdekura.

Shëndeti I Flokëve

Skalpi dhe flokët kanë një natyrë acidike.

Aciditeti në këtë zonë të trupit matet njësoj si pehashi.

Nëse pehashi i flokut është nën 7.0 atëherë ai konsiderohet acidik.

Pehashi i fibrave të flokut është 3.67 ndërsa ai i skalpit arrin në 5.5.

Përdorimi i produkteve me një vlerë më të lartë pehashi se ai i flokëve mund të shkaktojë dëmtim të tyre.

Pehashi i kafesë arrin në 5.11, ndaj aplikimi i saj në pjesën e skalpit, rikthen ekuilibrat e pehashit në këtë zonë.

Ngjyrosje Të Flokëve

Zieni disa filxhanë me kafe dhe lërini të ftohen në temperaturë ambienti.

Më pas, hidheni kafenë në një enë

Qëndroni përkulur mbi lavaman dhe lagini flokët në mënyrë të njëjtrajtshme me kafenë që keni lënë në legen.

Më pas kapini flokët dhe sipër tyre vendosni kapuçin plastik të dushit.

Maskën e kafesë mund ta mbani për 30 minuta deri në 3 orë.

Më pas shpëlajini flokët dhe do të vëreni se ngjyra e flokut tuaj është më e errët.