Sigal

A mund të jeni vërtet të varur nga sheqeri? Në botë aktualisht është i popullarizuar detoksikimi, me të cilin në periudhën prej 4 javësh liroheni nga dëshira për ëmbël. Por a mund të ndihmojë me të vërtetë sasia e madhe e perimeve? Ju sjellim të vërtetën për varësinë nga sheqeri, por edhe mënyrat me ndihmën e të cilave do të ulni në minimum dëshirën për ëmbël.

Thoni që nuk mund të duroni asnjë ditë pa diçka të ëmbël. A është kjo varësi nga sheqeri? Përgjigjja nuk është e thjeshtë. Ekspertët kanë dëshmuar që shmangia dhe përmbajtja nga gjërat e ëmbla çojnë drejt dëshirës për ëmbël. Sheqeri nxit lirimin e hormonit të lumturisë. Askush nuk thotë që sheqeri ka ndikim në tru si ndonjë drogë, por kjo vërtet është kështu dhe mund të dëmtojë shëndetin e trurit dhe trupit.

Simptomat. – Ndoshta keni çrregullim në të ngrënit ose ushqeheni pashëndetshëm. Simptomat më të shpeshta janë konsumi i tepërt i sheqerit, humori i keq nëse nuk hani ëmbël dhe jeni pak nervoz kur niveli i sheqerit është i ulur në gjak.

Trupi juaj nën ndikimin e sheqerit. – Sheqeri ndikon në çdo qelizë të trurit. Kur konsumi i sheqerit është i tepërt, atëherë vjen deri te ndikimi negativ në pjesët e trurit që kontrollojnë oreksin. Me një hulumtim është treguar që ëmbëlsirat kanë efektin e njëjtë në tru si drogat.

Sheqeri është burim i karbohidrateve të cilat në trup shndërrohen shpejt në glukozë. Niveli i sheqerit në gjak rritet, ndërsa ju ndieni rritje të papritur të energjisë.

Pas rritjes së papritur të nivelit të sheqerit vjen deri te rënia e papritur. Si pasojë do të ndieni mungesën energjisë dhe të merrni më shumë ëmbëlsira.

A është detoksikmi i sigurt? – Disa programe të detoksimit janë krijuar ashtu që të mos konsumoni kurrfarë sheqeri, duke përshirë pemët, produktet e qumështit dhe drithërat e rafinuara. Gjithçka bazohet në atë që trupi të lirojë sa më shumë sheqer. Megjithatë, ka shumë mundësi që pas këtij programi të ktheni në shprehitë e vjetra.

Çka mund të ndihmojë?
Ushtroni shqisat e shijes. – Nëse jeni të mësuar me kafen me shumë sheqer ose desertët të cilët janë shumë të ëmbël, është koha që të mësoni shqisën e sheqerit me më pak sheqer. Filloni ashtu që çdo javë nga ushqimi të përjashtoni një lloj të ëmbëlsirës, në kafe të hidhni më pak sheqer dhe pas një kohe do të mësoheni në shijen pak të ithët të disa ushqimeve.

Mos harroni proteinat. – Kur jeni të uritur, çdo ëmbëlsirë duket e mirë. Uria vështirëson disiplinimin në praninë e ushqimeve të ndryshme të pashëndetshme. Konsumoni proteina për të reduktuar dëshirën për ushqimet e pashëndetshme. Proteinat shpërbëhen më ngadalë dhe ndihmojë që të qëndroni më gjatë të ngopur.

Konsumoni fibra. – Fibrat ju mbajnë më gjatë të ngopur, japin më shumë energji dhe nuk shkaktojnë ndryshime të papritura në nivelin e sheqerit në gjak. Zgjidhni fibrat tretëse nga pemët dhe perimet, por edhe drithërat integrale.

Kapërceni sheqernat e shëndetshëm. – Mjalti, sheqeri integral dhe ëmbëltuesit natyralë tingëllojnë si diçka e shëndetshme. Megjithatë, ato janë të këqija për shëndetin tuaj njëlloj si edhe sheqeri i rafinuar. Sheqeri është sheqer. Pavarësisht a vjen nga mjalti apo fabrika, njëlloj shkakton rritjen e papritur të nivelit të sheqerit në gjak. Mjalti dhe sheqeri i parafinuar janë më të pasur në aspektin e vlerave ushqyese, por prapëseprapë përmbajnë kalori, të cilat do të depozitohen në ije dhe stomak.