Testi i syrit mund të zbulojë sëmundjen e Alzaimer 20 vjet para se të shfaqen simptomat

584
Kryerja e një testi te sytë mund të bëjë të mundur zbulimin e sëmundjes së Alzaimerit dy dekada përpara se të shfaqen simptomat. Ky është rezultati i një studimi të ri të kryer nga ekspertët në Los Angeles. Studiuesit realizuan testin tek 16 pacientë. Krahasimi i rezultateve të testimit të syve të tyre me skanimet e trurit, rezultoi se ishte po aq i suksesshëm në zbulimin e atyre me dyfishin e sasisë së pllakave të ngritura në trurin e tyre. Ekspertët thonë se gjetja është një nga përparimet më të mëdha në studimet për Alzaimer deri më sot, duke ofruar shenjën e parë të një prove me kosto efektive dhe jo invazive. “Gjetjet sugjerojnë se retina mund të shërbejë si një burim i besueshëm për diagnozën e sëmundjes Alzaimer,” thanë autorët e studimit. Një nga avantazhet kryesore të analizës së retinës është përsëritshmëria, e cila na lejon të monitorojmë pacientët dhe potencialisht përparimin e sëmundjes së tyre. Deri rreth një dekadë më parë, mënyra e vetme për të diagnostikuar zyrtarisht dikë me sëmundjen e Alzaimerit ishte analiza e trurit të tyre pas vdekjes. Në vitet e fundit, mjekët kanë qenë në gjendje të përdorin skanimet e tomografisë së pozitronit (PET) të trurit të njerëzve të gjallë, për të identifikuar shkaktarët e sëmundjes.
Sigal