“Terapi e Mozart”, muzikë për pacientët në Spitalin Amerikan

640
Thonë se duke zgjedhur dhe dëgjuar muzikën që ju lidhin me kujtimet qetësuese, ju mund të hiqni mendjen nga mendimet negative që janë shqetësuese. Në çdo rast kur përjetoni stres, vështirësi apo probleme shëndetësorë, muzika është një terapi e mirë relaksuese që të përjetoni një kënaqësi dhe qetësi shpirtërore, larg shqetësimeve tuaja.
Spitali Amerikan, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit sjell në një mënyrë të veçantë për të gjithë pacientët e të dy spitaleve amerikane këtu në Tiranë dhe stafin, Koncertin e Muzikës së Dhomës. Kështu kanë zgjedhur të surprizojnë të gjithë pacientët e pavioneve me shtrim të të dy spitaleve ditën e shtunë duke ju dhuruar një kënaqësi të veçantë me muzikë të performuar nga profesionistët e orkestrës së TKOB, në ambjentet e Spitalit Amerikan 2.
15 instrumentistët virtuozë të Dhomës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, nën dirigjimin e Angelo Gabrielli, mexosopranos së mirënjohur Vikena Kamenica, fituesja e Festivalit te ketij vitit “ Marie Kraja” Enkeleda Kamani dhe Dorina Selimaj, soprano, soliste prej vitesh ne TKOB dhe instrumentistëve më në zë të teatrit performuan ne kete kocert.
Kjo nismë “dhuratë” ju kushtohet të gjithë pacientëve që ndodhen në të dy spitalet amerikane në Tiranë, të cilët përpos luftës me sëmundjen, trajtimit të vazhdueshëm mjekësor nën kujdesin e mjekëve profesionistë dhe të përkushtuar’; të mund të relaksohen dhe dëgjojnë një muzikë e cila zgjon ndjenjat më pozitive, mund stresin e vështirësite dhe zbukuron ambjentin përreth me nota muzikore.
Instrumentistët do të luajnë muzikë të zgjedhur nga Benedetto Marcello dhe me se shumti nga Mozart me pjeset me te njohura “l’ho perduta” dhe “Deh Vieni Non Tardar” te Le nozze di Figaro etj.
Terapia e Mozart, nuk ka nevojë për aprovim si ilaçet e tjera, ajo është kura më e re, është zakonisht falas ose më pak e kushtueshme dhe aksesohet lehtë. 
Pjesemarres ne kete event ishin Ministria e Kultures Zj. Mirela Kumbaro dhe Drejtoresha e Institutit Italian Zj. Adriana Fisena. 
I ftuar special ishte Josif Gjipali, tenori shqipetar me fame boterore.
Spitali Amerikan është gjithnjë në pararojë të nismave dhe risive me karakter social e artistik për shërbimin sa më cilësor kundrejt pacientëve. 
Sigal