Teprica e vitaminës C nxit formimin e gurëve në veshka

552
Acidi Askorbik (vitamina C) është një vitaminë e tretshme në ujë, që do të thotë se organizmi i njeriut, ndryshe nga disa organizma të kafshëve, nuk është në gjendje ta sintetizojë atë, por duhet ta marrë me ushqim. Burimet më të mira të vitaminës C janë frutat dhe perimet e freskëta, veçanërisht frutat agrume (limoni, portokalli, mandarina).
Historikisht, vitamina C përdoret në trajtimin dhe parandalimin e skorbutit, i cili ishte veçanërisht i shpeshtë tek marinarët të cilët lundronin nëpër dete për një kohë të gjatë dhe nuk ishin në gjendje të konsumonin çdo ditë fruta dhe perime të freskëta.

Vitamina C është padyshim efektive në trajtimin e skorbutit, mund të jetë efektive në përmirësimin e absorbimit të hekurit edhe tek pacientët e sëmundja gjenetike e quajtur tirosinemia. Ajo është shumë e sigurt kur merret në doza të rekomanduara. Tek disa njerëz, vitamina C mund të shkaktojë nauze, vjellje, urth, dhimbje barku dhe dhimbje koke. Mundësia e shfaqjes së këtyre efekteve anësore rritet me sasinë e vitaminës C që merret.

Sasitë më të mëdha se 2.000 mg sigurisht nuk janë të sigurta dhe mund të shkaktojnë gurë në veshka dhe diarre të rëndë. Tek personat që janë të prirë për formimin e gurëve në veshka konsumi afatgjatë dhe ditor i më shumë se 1000 mg të vitaminës C në mënyrë të konsiderueshme e rrit rrezikun e përsëritjes së gurëve në veshka. Duhet theksuar se doza prej 1000 mg e vitaminës C është 10 herë më e lartë se maksimumi i kërkuar.

Teprica e vitaminës C nuk akumulohet, por largohet me urinë

Sa më shumë që konsumohet vitaminë C në organizëm, më shumë tajitet në veshka. Forma më e zakonshme e gurëve në veshka janë oksalatet e kalciumit. Disa persona e metabolizojnë vitaminën C deri në oksalate. Vetë vitamina C është acid, që do të thotë se sa më shumë që gjendet në urinë, aq më acidike do të jetë urina (pH më e ulët). Rreziku më i madh i kristalizimit të oksalatit të kalciumit është në pH me vlerë 4.5-5.5.

Mundësia e paraqitjes së gurëve në veshka mund të jetë më e lartë tek personat që kanë pH më të ulët të urinës, siç është konfirmuar me studimin e kryer në Suedi dhe të publikuar në revistën prestigjioze mjekësore JAMA. Qëllimi i studimit ishte të përcaktohet nëse marrja e vitaminës C (në sasi prej rreth 1000 mg) e rrit rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka. Në vitin 1997 filloi përcjellja e 48,850 pacientëve, të moshës 45-79 vjet.

Subjektet u monitoruan për 11 vjet, ku u dëshmua se rreziku i gurëve në veshka është rritur dy herë në krahasim me ata që nuk kishin marrë vitaminë C. Përparësia e këtij studimi është mostra e madhe, të dhënat e besueshme mbi konsumin e vitaminës C dhe monitorimi pothuajse i plotë i të anketuarve deri në fund të studimit. Përmes analizës u konstatua se pothuajse 90% e gurëve përbëhen nga oksalati i kalciumit.

Vitamina C pluhur
Nëse e merrni vitaminë C pluhur, është vështirë të dini saktësisht se sa keni marrë. Për më tepër, vitamina C është foto dhe termo-labile (drita dhe nxehtësia e shpërbëjnë), kështu që është më jostabile në formën e pluhurit. Prandaj, nevojat tuaja për këtë vitaminë plotësoni me fruta dhe perime të freskëta, të cilat përveç vitaminës C përmbajnë edhe fibra me cilësi të lartë dhe vitamina dhe minerale të tjera.
Sigal