Tenderat në shëndetësi vazhdon t’i fitojë “Megapharma”, kompania që akuzohej nga PS

463
Sigal

 

“Tenderat në shëndetësi
i merr “Megapharma” . Kështu akuzonte PS-ja në vitet 2010-2012, kur ishte në
opozitë. Dhe bëhet fjalë për kompaninë farmaceutike “Megafarma” që rezultonte
në atë kohë të merrte pjesën më të madhe të tenderave në sektorin e
shëndetësisë. Sot, qeveritë kanë ndryshuar, por monolopet jo. “Megapharma” edhe
sot merr pjesën më të madhe të parave nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë
së drejtuar nga Ilir Beqaj. Sëfundmi janë publikuar shifrat e tenderimeve të
kryera nga ky dikaster dhe spitalet më të mëdha në vend, ku rezultoi se në
“top-list” është Megpharma. Të dhënat e publikuara nga “Open Procurement” i
përkasin 9-mujorit të parë të vitit 2016. Kështu, për 9 muaj, në sektorin e
shëndetësisë janë kryer 4 119 tendera, me një fond që në total shkon 6.72
miliardë lekë. Vihet re se janë 10 kompani kryesore, që marrin pothuajse të
gjithë tenderat, ose në gjuhën e shifrave marrin 46.9% të totalit, të vlerës së
kontratave. Në krye të tyre është “Megapharma” me administrator Rasim Hamzaraj,
që ka fituar 352 tendera me vlerë 452 milionë lekë (të reja).