Temperaturat e larta një rrezik i madh për shëndetin/ Ja disa mënyra për tu mbrojtur

496
Sigal

Vera është stina më e preferuar për shumë njerëz por sigurisht dhe shumë e rrezikshme për shkak të temperaturave të larta.

Për grupmoshat mbi 50 vjeç duhet shmangur sa më shumë dalja në mesditë ku dhe temperaturat arrijnë kulmin maksimal. Më të prekurit janë:

Personat që nuk ushtrojnë aktivitet fizik

Njerëzit që merren me aktivitete fizike dhe e teprojnë me stërvitje. Gjithashtu të moshuiarit duhet të jenë të kujdesshëm pasi duek mos patur energji dhe shumë etje, rregullimi i temperaturës së trupit të tyre është më e vështirë. Po ashtu shumë të rrezikuar janë njerëz me probleme të qarkullimit të gjakut në zemër, si psh: me hipertension dhe të sistemit nervor qendror, si psh: epilepsi.

Edhe disa medikamente mund të rrisin rrezikun për sëmundje të nxehtësisë. Këtu hyjnë për shembull ilaçet diuretike, antihistaminikët dhe antidepresivët, të cilat ndikojnë djersitjen në kushte të caktuara. Faktorë të tjerë rreziku janë mbipesha, mbimotivimi ( tek sportistët) dhe veshja e gabuar.

Si të shmangim dëmtimet nga temperaturat e larta

Në rast temperaturash të larta këshillohet të shmangen aktivitetet e lodhshme.Aktivitetet sportive duhet të planifikohen për në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje. E rëndësishme është të pihen sa më shumë lëngje. Veçanërisht për të moshuarit vlen: pini edhe atëherë kur nuk ndjeni etje. Këshillohet gjithashtu, një ushqim që tretet lehtë dhe me përmbajtje uji si: fruta dhe perime të freskëta. Një veshje e lirshme dhe një kapele e lehtë që lejon ajrosjen pengojnë bllokimin e nxehtësisë.

Në temperatura të larta, sportistët duhet të bëjnë pushime të shpeshta për tu freskuar dhe të pakësojnë kohëzgjatjen dhe intensitetin e stërvitjes, si për shembull vetëm një gjysmë ore ecje të lirë apo vrap i ngadaltë në vend të një ore. Veshje funksionale dhe një kapele që lejon ajrosjen garantojnë një ndjenjë të këndshme lëkure.

Çrregullimet nga mungesa e lëngjeve eliminohen duke pirë lëngje në mënyrë të vazhdueshme në sasira të vogla para dhe gjatë stërvitjes- çdo dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta. Ideal është uji mineral pa dyoksid karboni dhe lëngje me elektrolite. Pas stërvitjes shkoni menjëherë në hije dhe mundësisht sa më shpejt bëni një dush me ujë të vakët apo të ftohtë.

Çfarë duhet bërë në rast urgjence?

Në rastin e një goditje nga nxehtësia llogaritet çdo minutë: është i nevojshëm një freskim urgjent. I prekuri duhet sjellë menjëherë në hije, apo në një dhomë të freskët, rrobat duhen hapur dhe duhen vënë kompresa të ftohta dhe të njoma mbi kokë. Njoftoni mjekun apo urgjencën në çdo rast, pasi pacienti duhet shtruar sa më shpejt në spital.