Temperaturat e larta/ Ja si të mbrojmë lëkurën me anë të ushqimit

577
Rrezet e forta të diellit mund të jenë një shqetësim më vete për lëkurën. Temperatura që kalojnë mbi 40 gradë mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Dematologët dhe kozmotologët këshillojnë qëtë keni kujdes me ekzpozimin në diell. “Të gjtha qytetërimet në një mënyrë apo tjeterën e quajten diellin si simbol Divin.Shumica e njerëzve konsiderojnë që një lëkurë e nxirë është sinonimi i mirëqënies dhe bukurisë. Dermatologjia moderne këshillon që ekspozimi në diell duhet të jetë gjithmonë me mbrojte dhe në mënyrë graduale. Dielli është një gjenerator i fuqishem radiacionesh me të cilen lëkura tashmë ka fituar imunitetin e saj pasi është e ndërtuar në mënyrë të tillë me një seri sistemi mbrojtës që mbrohet në mbënyrë natyrale kur këto rrezatime janë me të vogla. Barriera e parë mbrojtëse është e formuar nga corneocite që nuk kanë më jetë dhe që janë të vendosur mbi sipërfaqen e epidermës dhe nga keratina, që janë qelizat e vdekura”, – thotëAlda Hasani Kozmetologe.Mekanizmi i dytë mbrojtës nayral është i formuluar nga Melanina(pigmenti kaf tipik i ngjyrës së lëkurës). Pra Melanina pigmenti i lëkurës dhe intensiteti i saj janë të ndryshme dhe karakteristike për cdo individ.Eshtë shumë e rëndësishme mbrojtja me krem me filtër mbrojtës Spf dhe kjo është sipas Fototipit që je, pra tolerancës që ke ndaj diellit.Çdo ditë pjesa më e madhe e femrave përballen me këtë problem, manifestimi i njollave në fytyrë, tani më shumë se kurrë është periudha më e mirë për të evituar formimin dhe intensifikimin e tyre.
Çfarë janë rrezet diellore?
Nuk janë gjë tjetër pervec se energji nën formën e rezatimeve elektromagnatike. Këto rezatime për fat të mirë janë të filtruara pjeserisht nga atmosfera, ozoni, të cilat bllokojnë rezatimet që kanë energjinë më të madhe. Në lëkurën tonë arrijne rrezet UVA UVB. Një pjesë e madhe reflektohen nga shtresa koreale ndërsa pjesa tjetër absorbohet duke provokuar modifikimet fiziologjike, duke pasur benefitet e prodhimit të Vit D dhe mbi të gjitha përmisimit të humorit.Rezatimet UVA dhe UVB janë ato më të dëmshmet të cilat depërtojnë në dermë dhe epidermë dhe janë kryesishtë përgjegjës të fotoplakjes dhe manifestimit të tumorit në lëkurë
Për të reduktuar plakjen e lëkurës nga rrezet diellore duhet të konsumojmë caj jeshil në mënyrë konstante, si edhe ta përgatisim lëkurën duke marre vitamina E, C, integrator beta karotene.Gjithashtu rrezet UVB janë përgjegjëse për djegiet ose eritemat diellore. Këto rreze kanë një energji më të madhe se ato UVA. Rrezet UVA janë përgjegjës të modifikimeve të lëkurës dhe pas ekspozimit për një kohë të gjatë
Sa kohe duhet te ekspozohemi ne diell?
Ekspozimi në diell, pavaresisht nga tipologjia dhe pigmenti i e lëkurës, duhet të jetë shumë i moderuar.Duhet të evitojme ekspozimin në orët më të nxehta të ditës midis 10:00 dhe 16:00, sepse dielli në këtë periudhë ndodhet në pikat më tëlarta të tij. Njerëzit me ngjyrën e lëkurës shumë të celët duhet të ekspozohen në mënyrë graduale duke nisur nga 5 minuta në ditë deri në 30 minuta në ditë. Nëse ekspozimi në këto orëështë i paevitueshem duhet të mbrojmë lëkurën me kremerat mbrojtës, syzet mbrojtëse dhe kapelet.
Si mund te mbrojme lekuren me ane te ushqimit?
Për mbrojtjen e lëkurës ndaj diellit dhe parandalimin e eritemave solare është shumë e rendësishme marrja e disa nutrienteve me anë të ushqimit.Karrota është ndër perimet më të pasura me Betakaroten ( Vitamine A), një pigment i cili në organizmin tone trasformohet në Vitaminen A duke stimuluar prodhimin e melanines dhe siguruar kështu mbrojtjen e lekurës nga dëmet e rrezeve të diellit. Betakaroteni është një ndër antioksidantet më të fuqishëm i cili mbron organizmin nga radikalet e lira.
Konsumimi i karotave në dietën tonë të përditshme është shumë i keshilluar për këto arsye, në të kundërt mund të marrim integratore me betakaroten edhe 2-3 javë përpara ekspozimit në mënyrë që të stimulojmë prodhimin e melaninës dhe mbrojtjen nga eritemat.
Domatja është shumë e pasur me një tjetër antioksidant, Likopenin, shumë efikas në mbrojtjen e organizmit dhe lëkurës kundër dëmeve të shkaktuara nga rrezet e diellit. Likopeni gjithashtu gjendet në integratore të ndryshem të cilët duhet të merren përpara ekspozomit në diell.Likopeni dhe Betakaroteni duke stimuluar prodhimin e melaninës sigurojnë edhe një nxirje të lëkurës në mënyrë uniforme.
Ushqimet, Konsumimi
Karrota
Konsumimi i karotave në dietën tonë të përditshme është shumë i keshilluar për këto arsye, në të kundërt mund të marrim integratore me betakaroten edhe 2-3 javë përpara ekspozimit në mënyrë që të stimulojmë prodhimin e melaninës dhe mbrojtjen nga eritemat
Domatja
Domatja është shumë e pasur me një tjetër antioksidant, Likopenin, shumë efikas në mbrojtjen e organizmit dhe lëkurës kundër dëmeve të shkaktuara nga rrezet e diellit. Këshillohet të konsumoni domate disa ditë përpara se të nisni plazhin. – See more at: http://shqiptarja.com/shendetesi/2712/temperaturat-e-larta–ja-si-te-mbrojme-lekuren-me-ane-te-ushqimit-306662.html#sthash.hTsdEjnA.dpuf
Sigal